E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova po përgatitet për në GJND

Prishtinë -Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni ka bërë të ditur se Deklarata e Kosovës për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është në fazën përfundimtare. Gjatë një interviste për gazetën Express, Hyseni ka shpjeguar se kjo deklaratë ngërthen në vete qindra faqe dhe shumë anekse. Më 17 prill në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Prishtina dhe Beogradi iu duhet të dërgojnë argumentet e tyre rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Për këtë proces juridik, që është iniciuar me kërkesë të Serbisë, institucionet kosovare kanë filluar përgatitjet para pesë muajsh. Një ekip ekspertësh vendorë dhe ndërkombëtarë, i kryesuar nga britaniku Michael Wood, po bën përgatitjet e fundit për të dorëzuar deklaratën e Kosovës. Ndërkohë, disa shtete do të dërgojnë deklaratat e tyre pro Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›