E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëpunimi zgjedhor, marrëveshje BDI-VMRO-DPMNE

Shkup -Bashkimi Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE kanë nënshkruar një marrëveshje të ndërsjellë për të mbështetur kandidatin Gjorgje Ivanov në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të. Në një deklaratë nga BDI-ja, shprehet se deri më tani, bashkëpunimi midisi këtyre dy partive ka qenë i suksesshëm. "Kështu, në frymën e mirëkuptimit dhe thellimit të bashkëqeverisjes së suksesshme dhe efektive, si dhe në funksion të avancimit të proceseve integruese, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE janë dakorduar që në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbështetin kandidatët reciprok për kryetar komunash në: Tetovë, Gostivar, Jegunovcë, Krushevë, Sopishtë, Demir Hisar, Cashkë, Cucer Sandevë, Zelenikovë, Petrovec, Veles, Prespë, Ohër, Karposh dhe në qytetin e Shkupit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Sipas njoftimit zyrtar, BDI dhe VMRO-DPMNE ranë dakord të ftojnë votuesit e tyre si dhe gjithë qytetarë që të dalin me 5 prill dhe të votojnë kandidatin për president, Gjorgje Ivanov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›