Gjykata kërkon dëshmitar njeriun që organizoi takimin Gazidede-Arkan
Njeriu që organizoi takimin Gazidede-Arkan thirret si dëshmitar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, në gjyqin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës. Gjykata ka dërguar në drejtim të Prishtinës një fletëthirrje për shtetasin Petrit Ame, i njohuri i hershëm i Remziut. Prokuroria thotë se faktet e sjella në gjykatë mbi rrëmbimin e Remzi Hoxhës në vitin 1995, në mes të ditës, në mes të Tiranës, kanë vërtetuar se shqiptaro-maqedonasi është rrëmbyer nga disa punonjës të SHIK-ut. Motivi? "Ndoshta për çështje patriotike", është shprehur organi i akuzës në momentin që dërgoi çështjen në gjykatë, por dëshmitë e dhëna në gjykatë kanë ndryshuar motivin. Prokuroria ka bindjen se Remziu është torturuar dhe "zhdukur" pasi ka qenë në dijeni të takimit Arkan-Gazidede. Madje, para këtij takimi, ka organizuar dhe shoqëruar shtetasin Petrit Ame, i njohur në qarqet e ish-Jugosllavisë si një nga njerëzit me afrimitet me Arkanin, madje kishin luftuar bashkë në Kroaci dhe Bosnjë. Si mbështetës i tij në Shqipëri ishte Remziu, i cili, me njohjet që kishte, ka organizuar të gjithë njerëzit që dy "armiqtë" të takohen në Tiranë dhe Dibër. Burimet nga prokuroria deklarojnë se takimi është filmuar nga shtetasi Petrit Ame dhe se një kopje të regjistrimit e ka marrë edhe Remzi Hoxha. Duke dashur të zbulojë këtë skenar, organit të akuzës i është dashur të marrë në pyetje shtetasin Petrit Ame, i cili ka përfituar disa vjet më parë një amnisti nga shteti i Maqedonisë. Më pas, është strehuar në Kosovë. Prokuroria thotë se dëshmitarët në gjykatë kanë treguar vendndodhjen e Petrit Ames, i cili duket se është çelësi i zbardhjes së rrëmbimit të Remzi Hoxhës.
Petrit Ame
Kur dosja "Remzi Hoxha" shkoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, zyrtarët e akuzës qendrore ishin skeptikë për ecurinë e procesit gjyqësor, pasi i druheshin që çështja do të pushohej. Por në gjykatë, faktet kanë qenë bindëse, se strukturat e SHIK-ut kanë rrëmbyer biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Dëshmitarë të shumtë kanë treguar takimet para rrëmbimit të Remziut me miq të tij. Por personi i vetëm që mund të tregojë motivin është shtetasi Petrit Ame. Identiteti i Petrit Ames është përmendur fillimisht në vitin 2002, kur u bë publik një takim i papërgënjeshtruar i Arkanit (Zheljko Raznjatoviç, ish-shefi i paramilitarëve serbë) me ish-shefin e SHIK-ut, Bashkim Gazidede. Për këtë takim, Ame ishte ndërmjetësi. Sipas disa pohimeve, ndërsa kishin qenë në një burg në një shtet të Evropës Perëndimore, Petriti dhe Arkani ishin bërë vëllezër, duke pirë gjakun e njëri-tjetrit. Ndërkaq, ka të dhëna sipas të cilave shërbimet sekrete, kryesisht CIA, ndiqte nga pas lëvizjet e Ames në Ballkan, duke shpresuar në një takim të tij me Arkanin, me qëllim arrestimin e kriminelit të luftës, të njohur për masakrat e tij në Bosnjë. Arkani akuzohet si autori i masakrës në Slloveninë Lindore, në vitin 1991, ku në këtë represion u vranë 1400 myslimanë. "Zheljko Raznjatoviç, i njohur me pseudonimin Arkani, ka ardhur në Shqipëri në kulmin e luftës në ish-Jugosllavi dhe është takuar me shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede". Kjo akuzë është bërë më 18 tetor të vitit 2002, publikisht nga ministri i Rendit i asaj kohe, Luan Rama, në emisionin "Shqip" në "Top Channel". Bëhej fjalë për një vizitë që është realizuar në vitin 1995, duke shtuar se takimi mendohet të jetë zhvilluar në një qytet në veri të Shqipërisë, ndoshta në Dibër, por takimi i filmuar është realizuar në Tiranë, në hotel "Dajti".
Takimi Gazidede-Arkan
"Me përgjegjësi qytetare dhe zyrtare, ju bëj të ditur se ish- kryetari i Shërbimit të Fshehtë Shqiptar, zoti Bashkim Gazidede, është takuar me Zheljko Raznjatoviç (Arkan) i akuzuar si një nga kriminelët më të mëdhenj serbë gjatë luftërave në ish- Jugosllavi". Kjo ishte deklarata "bombë" e ish-ministrit të Rendit, Luan Rama, në vitin 2002. Madje, ministri i Rendit deklaroi se ai dispononte fakte dhe dëshmi nga njerëzit që kanë organizuar këtë takim midis Arkanit dhe Gazidedes. Bëhet fjalë për vitin 1995, viti i fundit të luftës në Bosnjë dhe fundit të embargos ndërkombëtare kundër ish-Jugosllavisë. Ndërkaq, ish-nënkryetari i Shërbimit Sekret, zoti Bujar Rama, ka deklaruar se Shërbimi Sekret Shqiptar, në atë kohë, nuk ka pasur marrëdhënie zyrtare me Arkanin. Personi që mund të jetë informatori i këtij takimi është padyshim Petrit Ame, i kërkuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda që mund të tregojë motivin e vërtetë të zhdukjes së Remzi Hoxhës. Mësohet se Petriti dhe vëllezërit e tij janë nga Dibra e Madhe. Vitet e shkuara, Petrit Ame ka jetuar gjatë në Shqipëri. Disa persona e kanë akuzuar se ishte kushëriri i ish-kreut të SHIK-ut, Bashkim Gazidede, nga ana e nënës së këtij të fundit, e cila është nga e njëjta zonë e Dibrës.
Petrit Ame
Shqiptaro-maqedonasi konsiderohet nga prokuroria dhe gjykata si njeriu kyç për zbardhjen e motivit të zhdukjes së Remzi Hoxhës. Ai është me origjinë nga Dibra e Madhe (Maqedoni) dhe flitet se ka pasur kushëri ish-kreun e SHIK-ut, të ndjerin Bashkim Gazidede
Arkani
Është ekzekutuar më 15 janar të vitit 2000 nga vrasës profesionistë, në hollin e një hoteli të Beogradit. Mbi trupin e tij u gjendën 38 gëzhoja, ndërsa plumbat e kishin përshkruar ngado. Flitet se ka takuar Bashkim Gazideden në Shqipëri
Luan Rama
"Zheljko Raznjatoviç, i njohur me pseudonimin Arkani, ka ardhur në Shqipëri në kulmin e luftës në ish-Jugosllavi dhe është takuar me shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede". Kjo akuzë është bërë më 18 tetor të vitit 2002, publikisht nga ish-ministri i Rendit, Luan Rama, në emisionin "Shqip" në "Top Channel"
"Arkani", pasaporta e një superkrimineli
Me emrin e Arkanit janë të lidhur të gjitha formacionet paramilitare gjatë dhjetë viteve të luftërave në ish-Jugosllavi. Gjatë luftës së Bosnjës, formacionet paramilitare "Shqiponjat e Bardha", që drejtoheshin nga Zheljko Raznjatoviç (Arkani) u organizuan nën një armatë të re private, që u emërtuan Rojet Vullnetare Serbe "Tigrat‘. Njerëzit e Arkanit ishin vetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kështu, policia e Krajinës stërvitej në Lindje të Sllovenisë, ku ishte kampi i stërvitjes së Arkanit. Ai organizoi në të njëjtën mënyrë trupat paraushtarake në Kroaci dhe pastaj edhe në Bosnjë. Arkani akuzohet si autori i masakrës në Slloveninë Lindore në vitin 1991. Në këtë represion u vranë 1400 myslimanë. Ai e kishte kampin në Erdut, ku deri në vitin 1996, sipas Komitetit të Helsinkit, kaluan rreth 20000 refugjatë. Ajo që e bënte më të tmerrshëm figurën e tij ishte grumbullimi rreth vetes i elementit më të inkrimuar në Jugosllavi. Ai afroi disa nga emrat më të frikshëm të botës jugosllave të krimit si Aleksandër Knezeviç, Bojan Banoviç, Bane Grebenareviç, Zoran Dimitrov-Zuca dhe Nebojsa Djordjeviç. Këta ishin të skeduar nga organet e specializuara si kriminelë të pashpirt. Paradoksi ishte se në vitin 1996, Arkani nuk figuronte në listën e 75 kriminelëve më të njohur nga Gjykata e Hagës për Krimet në ish-Jugosllavi. Vetëm në vitin 1997, një ekspert i Kombeve të Bashkuara e tregoi me gisht në një emision direkt te CNN, duke deklaruar: Ky është superkrimineli. Që atëherë, Interpoli e konfirmoi atë si një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe më të kërkuar të Jugosllavisë. Por, ai ishte i njohur dhe për shumë polici të tjera në botë. Në maj të vitit 1998, u rizgjodh kryetar i Partisë së Unitetit Serb, pas një votimi unanim të asamblesë së saj. Ai ishte shumë i pasur në Serbi sepse zotëronte hotel "Jugosllavia" dhe dy kompani, një radiostacion përveç se edhe një klub futbolli. Për të mendohet se ka qenë edhe në Kosovë, në Drenicë, gjatë kohës që doli në skenë faktori UÇK. Më 15 janar të vitit 2000, vrasës profesionistë e eliminuan figurën më të tmerrshme të luftërave të Jugosllavisë, pas Millosheviçit, në hollin e një hoteli të Beogradit. Mbi trupin e tij u gjenden 38 gëzhoja ndërsa plumbat e kishin përshkruar ngado.