Anëtarësimi në NATO, një rilindje e dytë dhe kthesë historike për Shqipërinë
Këto janë ditë që shënojnë një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.
Dy evenimente të ndara nga njëri-tjetri: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës dhe mundësia e marrjes së ftesës pas synimit të zgjerimit të Aleancës Ushtarake të NATO-s – ftesë kjo e cila i ofrohet njërit nga vendet më të varfra të Europës, si një shans i paprecedentë që natyrshëm ngjall optimizëm në terma afatgjata.
Për shqiptarët etnikë, të cilët banojnë në 5 vende të ndryshme të Ballkanit perëndimor, kjo ndarje është rezultat i një vendosjeje dhe vizatimi arbitrar të kufijve, para dhe pas Luftës Parë Botërore. Rilindja e Kosovës më 17 shkurt si një shtet europian, shërbeu si shkas për kremtimin e kësaj ngjarjeje, prej mbarë shqiptarëve. “Kjo ndodhi në sensin e riparimit të një padrejtësie historike që u ishte bërë atyre”, - thotë Remzi Lani, Drejtor i Institutit “Soros” në Tiranë.
Por pikërisht kremtimet në Tiranë, pothuajse të ndërmendin Shqipërinë e Madhe, pra idenë që 6 milionë shqiptarët e rajonit të bashkohen dhe të jetojnë në një shtet-komb të vetëm, çka në fundore dëshmon se sa shumë kanë ndryshuar politikat në Ballkanin Perëndimor në këta 10 vitet e fundit.
“Por Pavarësia e Kosovës i ka dhënë fund këtij projekti të krijimit të një shteti të vetëm. Ne kemi tashmë mite të ndara nga politikat dhe ne jemi të bindur se Kosova dhe Shqipëria po ecin në rrugën e krijimit të marrëdhënieve fqinjësore të mira”, - thotë Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë.
“Rreth 600 milionë euro janë vënë në dispozicion të zbatimit të projektit të rrugës që bashkon portin e Durrësit në brigjet e Adriatikut, me kufijtë jugorë të Kosovës, çka do t’i forcojë këto marrëdhënie ndërshtetërore.
Grupi i përbërë nga “Bechtel” i SHBA-ve dhe “Enka” e Turqisë, janë duke ndërtuar një seksion me 70 km. gjatësi të një superstrade moderne, duke përfshirë një numër tunelesh që përshkojnë malet dhe mundësojnë zgjerimin e rrugës ekzistuese. Kur këto punime të përfundojnë vitin e ardhshëm, ne brenda 3 orësh do të përshkojmë distancën nga Durrësi në Prishtinë – kryeqytetin e Kosovës, çka përfaqëson një ndryshim tejet të madh krahasuar me 10 orë udhëtim, që duhet aktualisht për të përshkuar këtë distancë”.
Rruga e re mendohet të transformojë thellësisht ekonominë e Shqipërisë veriore, e cila është rajoni më i varfër i vendit, që gjithashtu karakterizohet nga një migrim i brendshëm masiv rreth Tiranës, migrim i cili ka filluar qysh pas rënies së komunizmit.
Kjo rrugë gjithashtu pritet të zgjerojë edhe turizmin malor rajonal. Kjo rrugë gjithashtu do t’i japë mundësi të mëdha bizneseve në Kosovë, por edhe Serbisë do t’i krijojë akses të konsiderueshëm për të rritur dhe përshpejtuar në kohë lëvizjen dhe volumin e eksporteve në krahasim me mundësitë aktuale që Serbia disponon nëpërmjet shfrytëzimit të porteve tregtarë të Kroacisë dhe Greqisë.
Zotëri Berisha vlerëson se Shqipëria synon të realizojë një integrim ekonomik me të gjitha vendet fqinje, dhe jo vetëm me Kosovën.
“Ne jemi të hapur për krijimin e një klientele të integruar edhe me Malin e Zi, sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të organizuar krahas ndihmës së BE, gjë të cilën ia kemi propozuar edhe Maqedonisë”, - thotë Berisha.
Lidhjet rrugore me të gjitha vendet do të mundësojnë zgjerimin dhe modernizimin e infrastrukturës.
Këtë vit alokimet buxhetore për ndërtimin e këtyre rrugëve do të arrijnë në 300 milionë euro, çka është ekuivalente me 3 % të PBB (GDP).
Dy banka greke, kanë marrë përsipër të sigurojnë 250 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës në Kosovë, ndërkohë që institucionet financiare ndërkombëtare dhe qeveritë italiane e greke, kanë marrë përsipër financimin e një seksioni hekurudhor rreth dhe brenda Kosovës.
Rrugët e reja gjithashtu do të lidhin dhe modernizojnë edhe portet e Durrësit dhe Vlorës, të cilët konsiderohen si piketa potenciale tranziti të mallrave dhe udhëtarëve për Mesdheun Qendror.
Ndërsa Durrësi është nyja kryesore tregtare, Vlora disponon mundësi të mëdha zhvillimi.
Një kompani italiane po ndërton një terminal të vogël privat të transportit të naftës në Vlorë, ndërkohë që një grup zviceran po investon një shumë prej 500 milionë euro për ndërtimin e terminaleve dhe depozitave të mëdha të gazit, bazuar në marrëveshje me koncesion.
Ftesa për hyrjen në NATO do t’i japë një shtysë të madhe klimës së biznesit në Shqipëri dhe njëkohësisht do të inkurajojë mjaft kompani të huaja për të investuar atje, për të konsoliduar paqen dhe për të përshpejtuar modernizimin e mbështetur nga monitorët europianë në Tiranë.
Mbështetja popullore shqiptare për anëtarësimin në NATO është tejet e lartë dhe mbi 90 % e tyre është në favor të këtij anëtarësimi, bazuar kjo edhe në sondazhet e mediave.
Miratimi i përshpejtuar i marrëveshjeve të Stabilizim-asociimit me vendet e BE si dhe hapja e rrugës së Shqipërisë për t’u shndërruar në një kandidate formale për anëtarësim në NATO, ka startuar afrimin e datës së zhvillimit të negociatave në rrugën paksa të gjatë të pranimit zyrtar të këtij vendi në BE.
“Shqipëria ka përmbushur të gjitha kriteret politike dhe ushtarake për anëtarësimin në NATO”, - thotë kryeministri Berisha.
Kriteret politike janë fokusuar në realizimin e reformave në Drejtësi dhe në atë zgjedhore, fusha këto në të cilat Shqipëria deri vonë konsiderohej e prapambetur në krahasim me Kroacinë dhe Maqedoninë, të cilat gjithashtu janë vende kandidate për anëtarësim në NATO.
Presidenti Bamir Topi thekson se ligjet e reja kanë konsoliduar sistemin gjyqësor, për çka përveç të tjerash janë trajnuar një numër i madh prokurorësh dhe gjyqtarësh, çka do të rrisë standardet profesionale në Drejtësi.
Së dyti, një numër ligjesh që janë në procesin e përgatitjes, hartimit, synojnë të konsolidojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe t’i sigurojnë vendit një trupë gjyqësore dhe një Këshill të Lartë të Drejtësisë me autoritet të plotë ligjor, çka është marrë përsipër nga Presidenti Topi, i cili kryeson KLD-në.
“Sistemi i Drejtësisë ka qenë tejet i politizuar në të kaluarën, por tashmë ai ndodhet para mundësive të mëdha të reformimit”, thotë zotëri Topi.
“Këto reforma janë komplekse, por ne do të mundemi t’i implementojmë”, - shton Presidenti.
Ndërkaq tenderat po vlerësohen dhe realizohen konform një sistemi të teknologjisë lartë, dhe këtu bën pjesë edhe procesi i prodhimit të kartave të identitetit, të cilat do të mundësojnë votimin elektronik dhe plotësimin e regjistrit zgjedhor të dixhitalizuar, çka do të eleminonte të gjitha pengesat e vërejtura deri më tash dhe do të krijonte shanset e realizmit të proceseve zgjedhore të standardeve më të larta europiane.
Vitin e ardhshëm zgjedhjet parlamentare do të shërbejnë si testi më i mirë i realizimit me cilësi të këtij sistemi të ri.
Nga një vlerësim paraprak i përafërt, më shumë se një milionë shqiptarë dëshirojnë të emigrojnë jashtë vendit, ndërkohë që më shumë sesa 500 mijë të tjerë po lëvizin, nga zonat rurale rreth Tiranës dhe qyteteve të tjerë të mëdha të vendit.
Partitë politike vazhdimisht kanë shkëmbyer akuza lidhur me Kodin zgjedhor dhe zbatimin e tij, pas çdo palë zgjedhjesh në këtë vend.
Zotëri Berisha, i cili është figura qendrore e qeverisjes së vendit, ka deklaruar një politikë me zero-tolerancë në luftën kundër korrupsionit.
Masa të ashpra në luftën kundër korrupsionit, janë ndërmarrë deri edhe ndaj ish zv/ministrit të Transporteve, si edhe të një numri të madh zyrtarësh të lartë-drejtues të drejtorive kryesore të dikastereve.
Sikurse edhe në të kaluarën, edhe në të ardhmen më të afërt pritet një ndryshim i përhershëm i personelit të dikastereve, por megjithatë lufta kundër korrupsionit mbetet sërish problem.
Rezultatet e zhvillimit dhe rritjes ekonomike të Shqipërisë janë më të ulëta sesa ato të vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor. Ato janë të tilla, si në luftën reale kundër korrupsionit, ashtu edhe në shkallën e perceptimit publik të kësaj lufte, çka është vënë në dukje edhe nga sondazhet dhe nga raporti i “Amnisty International”.
Në disa fusha progresi është tejet i dukshëm. Për shembull, Krenar Ahmeti – Shefi i Policisë së Qarkullimit rrugor të kryeqytetit, ka promovuar një sistem të pagesës prej 10 % të shumës së gjobave të vjela nga policia rrugore në vartësi të tij, si shpërblime për vartësit në detyrë në trafikun rrugor.
“Kjo është një shtysë për përmirësimin e punës së tyre dhe për nxitje në arritjen e rezultateve të larta në detyrë”, - thotë ai.
Sikurse edhe politikanët, pothuajse mbarë shqiptarët shpresojnë se anëtarësimi në strukturat euro-atlantike do të ndihmonte në përmirësimin e imazhit të vendit dhe të rezultateve të renditjes në toplistën e institucioneve monitoruese ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit dhe rreziqeve që sjell krimi i organizuar.
Sipas vëzhguesve të huaj, një nga arsyet kryesore të përkeqësimit të imazhit të këtij vendi është eksportimi prej këtej i grupeve mafioze nëpër qytetet e Europës perëndimore dhe në SHBA.
Për anëtarësimin në NATO, në Shqipëri ekziston një konsensus i gjerë politik...
(Marrë me shkurtime)