Anetaresimi ne PS ne PSE, debate Rama-Meta
Anetaresimi i Partise Socialiste, ne organizaten e Partise Socialiste Evropiane, ka shkaktuar deklarata dhe kundradeklarata me Levizjen Socialiste per Integrim. Nga zyra e selise roze, permes nje komunikimi per mediat, eshte bere e ditur se ka pasur nje rezolute te miratuar nga Kongresi i Partise Socialiste Evropiane, qe ka dhene mbeshtetje per kerkesen e Partise Socialiste, mbi hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili, e cilesoi kete ceshtje si skandal dhe mashtrimin e radhes. "Denoncoj skandalin dhe mashtrimin e radhes, tashme ne mode ne politiken e Edi Rames dhe te Partise Socialiste, lidhur me gjoja nje rezolute te miratuar ne kongresin e Fundit te Partive Socialiste Evropiane", ka qene deklarata e Vasilit. Nga ana tjeter, zedhenesja e Kongresit, zonja Silke Topmson, ne nje interviste telefonike te dhene per Televizionin Kombetar "Klan", mohoi mundesine e miratimit te nje rezolute. "Kongresi i Partive Socialiste dhe Socialdemokrate ne Prage, nuk diskutoi per Shqiperine", deklaroi Topmson. E pyetur per mundesine e mbeshtetjes se ketij qendrimi nga PES, zedhenesja e kesaj organizate partiake u shpreh se "Shqiperia nuk ka qene ne axhende te Kongresit te Partive Socialiste ne Prage."