PS, kongresi i marsit zgjedh drejtuesit e rinj
Mbledhja e Kryesise se Partise Socialiste brenda muajit janar do te sjelle dhe hapat e para per ndryshimet ne statutin e partise, si dhe zgjedhjet ne Organizatat Socialiste, brenda dhe jashte vendit. Do te jene anetaret e Kryesise se selise roze, te cilet permes nje dialogu intensiv, do te propozojne fillimin e ndryshimeve, te parashikuara nga mbledhja e fundit e Kongresit te Jashtezakonshem, ne strukturat dhe programin e partise. Deputetet socialiste, por edhe sekretaret e Keshillave te Partise Socialiste, kane perfunduar tashme takimet e tyre me bazen socialiste per te "thithur" mendimet mbi ndryshimet qe do te vijojne gjate 3 muajve te pare te ketij viti. Tashme, cdo organizate ka raportuar dhe ka nxjerre permes raporteve dhe pyetesoreve, ndryshimet e mundshme qe mund te behen ne partine me te madhe te opozites. Ne fundin e muajit te kaluar, sekretaret e Keshillave te PS i dorezuan sekretarit per Ceshtjet Zgjedhore ne seline roze, Fatmir Xhafaj, dokumentet e kerkuara per realizimin e ketyre ndryshimeve. Ne te njejten kohe, deputetet e Grupit Parlamentar Socialist kane monitoruar dhe kane marre pjese ne cdo mbledhje, te ndare sipas zonave te caktuara qe nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Nje element i rendesishem ne zgjedhjet e organizatave do te jete dhe pastrimi nga anetaret joaktive dhe qe nuk japin me kontribut qe prej mbarimit te zgjedhjeve parlamentare. Mbledhja e kryesise do te vendose dhe thirrjen e Asamblese Kombetare, kjo e fundit pasi te percaktoje dhe propozimet perfundimtare, do te therrase dhe Kongresin e Partise Socialiste, qe pritet te jete brenda marsit, qe do te miratoje ndryshimet.