Anëtarët dhe ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i japin Lamtumirën kolegut Alfred Karamuço!
Në emër të Gjykates Kushtetuese, i përcjellim Familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e njeriut të tyre të dashur Alfred Karamuço.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Alfredit, njeriut të dashur të familjes Karamuço dhe kolegut tonë, na tronditi të gjithëve. Ne, dhe të gjithë ata që e kanë njohur personalisht, ndajmë sëbashku pikëllimin për vdekjen e tij të parakohshme.
Alfred Karamuco lindi në qytetin e Korçës me 27 janar te vitit 1943.
U diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1965, pas diplomimit u emërua si ndihmës Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Sarandë, e më pas në vitin 1969 emërohet në të njëjtën detyrë në Prokurorinë e Rrethit Kolonjë, detyre që e vazhdoi deri vitin 1973.
Nga viti 1973 deri në vitin 1988 ka punuar Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më pas nga viti 1988 deri në vitin 1989 ka punuar zëvendës prokuror në Prokurorine e Rrethit Tirane. Në vitet 1991- 1995 ka kryer detyrën e Kryetarit dhe Nënkryetarit të Komisionit te Kontrollit të Shtetit.
Në vitin 1995 Alfredi zgjidhet anëtar i Gjykates Kushtetuese, detyrë të cilën e vazhdoi për 12 vite me radhë deri ne vitin 2007, kohë kur mbaroi mandati i Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Ndjejmë vërtetë hidhërim kur mendojmë se vetëm para 2-3 vitesh ai ishte përkrah nesh, duke qenë njeri prej anëtarëve më të nderuar të kësaj gjykate.
Nuk e kemi të lehtë ta bindim veten se, Alfredi nuk do të jetë më, pasi ai ishte njëri nga kolegët dhe bashkëpunëtorët tonë më të dashur dhe më të palodhshëm.
Me ndarjen nga jeta të Alfred Karamucos, familja humbi njeriun e tij më të dashur, shokët kolegun e tyre dhe drejtesisa humbi një nga personalitetet e shquara të saj.
Le të mbetet puna dhe kontributi i tij si mësim dhe inspirim i përhershëm për të gjithë ne juristët
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.
Mëshira dhe bekimi i Zotit, qofshin mbi shpirtin e tij.
Nga Kolektivi i Gjykatës Kushtetuese te Shqiperise.
Bashkim Dedja Kryetar
Vladimir Kristo Anetar
Xhezair Zaganjori Anetar
Petrit Plloci Anetar
Vitore Tusha Anetare
Sokol Berberi
Fatmir Hoxha
Admir Thanxa
Altina Xhoxhaj
Sekretari i pergjithshem Kujtim Osmani
Drejtori i kabinetit Aleksander Toma.
Ish-Anëtarët e Gj. Kushtetuese
Fehmi Abdiu
Sokol Sadushi
Kujtim Puto
Kristofor Peçi
Gjergj Sauli
Hajredin Fuga
Sabri Rrapi