Anëtarët e KLD-së, hua dhe cash në vend të transfertave bankare
Ina Rama - Prokuroria e Përgjithshme, në deklaratën e saj të pasurisë për vitin 2011 deklaron se ka arritur të rrisë të ardhurat. Në deklaratën e radhës, Rama deklaron se në depozitat e saj bankare janë shtuar 1.5 milion lekë, plus 23 mijë euro nga një shitje.
Bujar Leksaj - Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, zotëron në pronësi katër apartamente banimi, troje, si dhe tre autovetura. Leksaj disponon dhe një koleksion të kushtueshëm pikturash, të cilat i ka në pronësinë vetjake.
Pasuritë
Në deklarata përmenden të ardhura nga bletaria apo prodhimet bujqësore
Fatjona Mejdini
Në deklaratat e gjyqtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë vihet re fakti se blerjet e pasurive të paluajtshme për vitin 2011 janë bërë me para të marra ose të dhëna hua, pa përfshirë në këtë mes institucionet financiare, si bankat. Mos përfshirja e këtyre të fundit duket në shumat cash që deklarojnë përfaqësuesit e KLD-së, institucion i quajtur ndryshe dhe si ekzekutivi i drejtësisë shqiptare. Gjyqtarët, të cilët janë anëtarë të kësaj strukture, janë pjesë e gjykatave në rrethe të ndryshme të vendit dhe angazhimi i tyre në KLD është një funksion që kryhet me kohë të pjesshme. Ky angazhim u jep atyre të ardhura shtesë, të cilat variojnë nga 900 mijë lekë deri në 1.2 milion.
Tritan Hamitaj - Gjyqtari Hamitaj thekson në deklaratën e tij të pasurisë se ka nënshkruar për vitin 2011 një kontratë sipërmarrjeje për një apartament 60 m2 tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës, me një vlerë prej 41.000 euro. Po kështu, vitin e shkuar, Hamitaj deklaron se ka blerë një garazh me vlerë 48 m2 dhe me vlerë 24.000 euro. Për të gjitha këto blerje të rëndësishme, gjyqtari, pjesëtar i KLD-së, deklaron se ka përdorur një shumë të cilën e kishte dhënë hua një vit më parë, prej 8.4 milionë lekësh.
Dhurata Haveri - Gjyqtarja e Apelit për krime të rënda, në deklaratën e pasurisë për vitin e shkuar thekson faktin se ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe ndërtimore 111,5 m2 në Shkodër, kundrejt vlerës 4.7 milionë lekë. Por për këtë blerje të rëndësishme, Haveri gjithashtu nuk ka marrë kredi bankare, por ka marrë hua, një shumë me vlerë 5 milionë lekë, duke nënshkruar një deklaratë noteriale. Po kështu, gjyqtarja deklaron se vitit 2011 ka blerë dhe një makinë personale, me vlerë 5500 euro.
Ilir Mustafaj - Gjyqtari i rrethit gjyqësor Tiranë ka deklaruar se për vitin 2011 ka përfituar 30.000 euro nga pjesa e shitur e një banese mbi një truall 332 m2. Këtë pjesë të pronës Mustafaj deklaron se ua ka shitur familjarëve të tij, të atit dhe të vëllait.
Dritan Caka - Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Dritan Caka deklaron se përgjatë vitit të shkuar ka shtuar si cash një vlerë prej 300 mijë lekësh. Po kështu, ai deklaron se ka përfituar të ardhura nga produktet e tokës bujqësore një vlerë 300 mijë lekësh.
Hysen Saliko - Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Vlorë, Hysen Saliko deklaron se ka përfituar të ardhura në cash prej 1.6 milion lekësh, të cilat kanë ardhur si pasojë e zhvillimit të një ferme bujqësore dhe po kështu nga bletaria.
Dritan Hallunaj - Gjyqtari, anëtar i KLD-së deklaron se për vitin 2011 ka arritur të kursejë 300 mijë lekë nga pagat. Po përveç kësaj, ai deklaron se gjatë vitit të shkuar ka blerë dhe një autoveturë tip Benz, me vlerë 1 milion lekë.
Nënkryetari
Elvis Çefa, dy apartamente dhe fitime nga automjetet
Nënkryetari i sapozgjedhur i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa ka nisur të deklarojë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në vitin 2005, kohë në të cilën ai mbante pozicionin e inspektorit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ Antikorrupsion. Nga ajo kohë, në të cilën pasuria e Çefës ishte vetëm një apartament banimi, me sipërfaqe 70 m2 katrorë, në gjashtë vitet që pasojnë të ardhurat dhe pasuritë e paluajtshme të numrit dy të KLD-së janë shtuar. Aktualisht Çefa është dhe pronar i një apartamenti të ri në kryeqytet, të blerë në një firmë që ka si administrator biznesmenin Zamir Mane dhe si pasojë e kursimeve familjare, Çefa ka arritur të rrisë llogaritë e tij bankare dhe të bashkëshortes së tij. Interesant është fakti se nënkryetari i KLD-së, i cili aktualisht mban dhe pozicionin e kreut të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ka arritur të përfitojë shuma të konsiderueshme nga shitblerja e makinave.
Borxhet, fenomen që sollën ndryshime në Kodin Penal
Borxhet e majme pa interes, dhuratat e shtrenjta dhe sponsorizimi i përhapur me shpejtësi tek një pjesë dërrmuese e gjyqtarëve dhe funksionarë të lartë janë bërë shqetësuese për organet që kanë detyrim kontrollin e pasurisë të zyrtarëve. Kjo ka bërë që Parlamenti, me propozim të ILDKP-së, të miratojë disa ndryshime në Kodin Penal, të cilat detyrojnë dhe personat që japin borxh të deklarojnë pasuritë e tyre, në rast dyshimesh nga ana e organeve kompetente për fshehje të pasurisë.
Kontrolli i plotë, këtë vit asnjë ministër
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive përzgjodhi pak muaj më parë përmes një shorti të hapur, 188 zyrtarë, pasuritë e të cilëve do të kalojnë nën kontroll të plotë. Ashtu si edhe në vitet e tjera, përzgjedhja e 4% të zyrtarëve, të cilët do të kalojnë në sitin e ILDKP-së, u bë në mënyrë të hapur, por në ndryshim nga vitet e tjera lista e personave që do të hetohen nuk përmban surpriza të mëdha dhe emra të cilët janë akuzuar nga foltoret politike për korrupsion.
Anëtari i KLD-së, Neshat Fana i kalon bashkëshortes gjyqtare pronësinë 100% për 6 apartamente dhe dy llogari bankare
Familja Fana, përplasje shifrash për të ardhura vjetore
Familja Fana, e përbërë nga anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njëkohësisht avokati Neshat Fana dhe bashkëshortja e tij, Mirela Fana, gjyqtare e Gjykatës së Lartë janë pronarë të mjaft pasurive të paluajtshme dhe po kështu fitojnë në një vit të ardhura tepër të larta. Por në deklaratat e tyre të pasurisë, vihen re disa mospërputhje të dhënash dhe po kështu veprime të pazakonta mbi pronësinë. Mospërputhja e të dhënave vihet re qartë në deklarimin e ndryshëm që ata bëjnë, për sa i përket fitimeve të Neshat Fanës, gjatë vitit 2011 si avokat. Mirela Fana thekson në deklaratën e saj, se bashkëshorti ka fituar përgjatë një viti, 18.684.245 lekë, si pasojë e zyrës avokatore dhe 9.066.411 lekë, si të ardhura nga firma 2F Grup. Por Neshat Fana, si anëtar KLD-je deklaron se, nga puna si avokat për vitin e shkuar, ka fituar 12.678.941 lekë dhe po kështu jep shifrën e 9.066.411 lekë, si të ardhura nga firma 2F Grup. Pra, në deklarimet për punën si avokat, bashkëshortët japin shifra të ndryshme me një diferencë prej 6 milionë lekësh. Nga ana tjetër, në deklaratën e tij të pasurisë, Neshat Fana deklaron se ka hequr dorë nga aksionet prej 50% në dy depozita dhe në gjashtë apartamente, për tia kaluar ato në pronësi me 100% bashkëshortes së tij. Llogaritë, të cilat kanë kaluar 100% në pronësi të Mirela Fanës, përmbajnë shuma të k