Kamëz, vritet një 28-vjeçar, plagosen dy shokët e tij
Policia e kryeqytetit dyshon për larje hesapesh. Viktima i kishte shpëtuar një atentati vitin e kaluar
Krimi godet sërish në kryeqytet. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së mërkurës pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz. Ngjarja është shënuar rreth orës 22:30 minuta, pranë rreth rrotullimit të institutit në Kamëz. Burime nga policia e Tiranës deklaruan se viktima është 28-vjeçari Flamur Toskaj, ndërsa kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, Fatjon Biberaj e Ramiz Bashuka. Mësohet se Fation Biberaj është në gjendje të rëndë, ndërsa i plagosuri tjetër Ramiz Bashuka ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të tre njihen nga policia si persona me precedentë penalë. Dyshohet se personat e përfshirë në ngjarje kanë qrnë në një makinë tip Ëoslfagen me targë AA 391 AC, në drejtim të universitetit Bujqësor kur janë qëlluar me armë, tip kallashnikov, nga dy persona identitetet e të cilëve ende nuk dihen. Sipas burimeve të policisë autorë janë larguar nga vendngjarja me një automjet tip Golf 4 me ngjyrë të zezë. Ndërkaq policia ka shoqëruar disa persona si dëshmitarë për të hedhur drite mbi ngjarjen. Ndërkaq pista kryesore ku po drejtohen hetimet e policisë është ajo e hakmarrjes. Sipas bluve të Tiranës viktima Flamur Toskaj, lindur në Tropojë dhe banues në Institut, është dënuar me parë për veprën penale të armë mbajtjes pa leje si dhe për plagosje. Në gusht të vitit tyë kaluar, ai ka mundur ti shpëtojë një atentati, në zonën e fabrikës së miellit në rrugën Unaza e Re. Ndaj tij u qëllua 5 herë më armë, por vetëm njëri prej plumbave ka arritur ta prekë në këmbë.
10 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Kamëz, vritet një 28-vjeçar, plagosen dy shokët e tij burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip