Rëndohet situata nga zjarret

Në këtë kuadër, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe struktura të veçanta të Forcave tona të Armatosura kanë rritur e forcuar bashkëpunimin me organet e pushtetit qendror dhe atij lokal për përballimin e situatave të krijuara nga rënia e zjarreve, sidomos në qarkun e Shkodrës, të Beratit, të Dibrës, të Gjirokastrës, të Kukësit, të Tiranës, të Vlorës etj, duke vënë në dispozicion të tyre trupa ushtarake dhe mjete të ndryshme transporti, me qëllim parandalimin dhe shuarjen e tyre.
Kështu, gjatë këtyre ditëve, nga forcat dhe mjetet e ushtrisë është bërë e mundur shuarja e disa vatrave të zjarrit siç ishte zjarri i rënë në afërsi të garnizonit ushtarak në Babrru, në vendin midis Çakallës dhe Baterisë së Mortajave, mbi liqenin e madh, ku terreni ishte i thyer dhe vështirësonte ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Në këtë emergjencë u angazhuan mbi 60 forca dhe 1 mjet tip “Iveco”, të cilët, ndonëse u përballën me një terren mjaft të vështirë malor, bënë të mundur shuarjen e këtij zjarri. Po kështu, për shuarjen e një zjarri në periferi të qytetit të Delvinës u angazhua një efektiv prej 30 vetësh, një mjet “Iveco” dhe një mjet zjarrfikës të Detashmentit në Gjirokastër. Gjithashtu për parandalimin dhe shuarjen e një zjarri tjetër të rënë në zonën e Qafës së Llogarasë, pranë ish-Qendrës së Ndërlidhjes u angazhua një efektiv prej 25 vetësh, si dhe një një mjet “Iveco”, një “Land Rover” dhe një mjet zjarrfikës të Flotiljes Detare Jugore në Vlorë.
Sipas informacioneve të marra në Qendrën e Bashkuar Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FA, mësohet se vetëm gjatë ditës së sotme nga Brigada e Mbështetjes Rajonale, Detashmenti në Burrel, u dërguan 15 forca dhe një mjet i tipit “Iveco” për shuarjen e zjarrit që kishte përfshirë kullotat dhe pyjet e komunës Lukaj dhe Selishtë të qarkut të Dibrës.
Ndërkohë janë në gatishmëri për të ndërhyrë edhe 45 forca me tre mjete transporti. Po kështu, trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura janë përfshirë dhe po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve që kanë rënë edhe në qarqe të tjera të vendit. Kështu në shuarjen e zjarrit që përfshiu kodrat e Bushatit në Shkodër, pavarësisht angazhimit të zjarrfikëseve, situata u normalizua pas ndërhyrjeve të forcave ushtarake. Në këtë operacion, që rrezikoi edhe depot me municion që ndodhen në këtë zonë, u angazhuan 200 trupa të Forcave të Armatosura dhe 100 efektivë të strukturave të pyjores dhe zjarrfikëses.
Në Berat, për dy ditë e gjithë kodra Partizani, mbi lagjen muze të “Goricës” është përfshirë në flakët dhe falë ndërhyrjes edhe të forcave të Batalionit të Poshnjes ka shpëtuar pa u dëmtuar kjo lagje e vjetër e këtij qyteti historik.
Ndërkohë, efektiva dhe mjete të Forcave të Armatosura janë përfshirë në operacionet për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve të rëna edhe në këto qarqe:
Në qarkun e Dibrës, zjarri ka rënë në fshatin Terzë të komunës Kala e Dodës. Për shuarjen e këtij zjarri, që vazhdon i favorizuar nga terreni i thepisur dhe era, po punohet me vështirësi nga ana e forcave ushtarake.
Në qarkun e Elbasanit, flakët e zjarrit kanë përfshirë malin e Sopotit, në komunën Stravaj. Strukturat e shërbimit pyjor, të forcave të ushtrisë dhe komuniteti janë angazhuar për shuarjen e tij, por terreni tepër i thepisur e vështirëson punën.
Në qarkun e Gjirokastrës, ka një vatër zjarri në pjesën e sipërme të malit të Gjirokastrës, ku po punohet nga ana e Forcave të Armatosura për shuarjen e tij.
Në qarkun e Kukësit, vatrat e zjarrit kanë përfshirë zonën pyjore Leproj dhe Keçel të komunës Malzi; Gjegjan, komuna Tërthore dhe Qafë Komi 1 komuna Arrën; në Letaj, të komunës Golaj, rrethi Has. Të gjitha vatrat e zjarrit janë nën kontroll dhe vazhdon puna për izolimin e tyre të plotë.
Në qarkun e Korçës vazhdojnë vatrat e zjarrit në pyllin me pisha në kufirin ndarës ndërmjet rrethit të Korçës dhe Kolonjës, rreth 5 km në vijë ajrore nga kufiri me Greqinë. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar forcat ushtarake dhe ato pyjore.
Në qarkun e Shkodrës, në rrethin e Pukës, në Pjavër, komuna Iballë, zjarri është riaktivizuar pas shuarjes së tij, por është vënë sërish nën kontroll. Zjarri në Grykë të Kabashit, ndërmjet komunës Qelëz dhe Rrape, është vënë nën kontroll, ndërsa forcat ushtarake dhe ato të pyjores, po punojnë për shuarjen e plotë të tij.
/Start/
2012-08-09 16:37