Anëtarët e KQZ, Ambasadorët takim me Ramën në selinë rozë
Ndërsa procesi i përgatitjeve të zgjedhjeve ka hyrë në një pikë kritike pas dorëheqjes së dy anëtarëve të PS-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve Trojka e Ambasadorëve ka nisur një takim me liderin e opozitës për të bërë të mundur zhbllokimin e situatës
Dy ambasadorët Sequi dhe Wollfarth dhe Zv.ambasadori i SHBA-së Henry Jardine janë takuar në selinë rozë me kryesocialistin Edi Rama ku në foksus të bisedimeve pritet të jetë pikërisht dy propozimet e PS-së për anëtarë të KQZ-së pas dorëheqjes së Denar Bibës dhe Albana Shtyllës.
Më herët ambasadori i OSBE-së i bëri thirrje PS-së të dërgojë në Kuvend emrat për anëtarë të KQZ-së për të bërë të mundur fuksionimin normal të organit të administrimit të zgjedhjeve.