E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rritje pozitive të ekonomisë

Kryeministri Berisha ka akuzuar sërish kreun e PS-së se ka gënjyer për shifrat e ekonomisë.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se raportet e ndërkombëtarëve faktojnë mbrojtjen e ekonomisë së vendit nga kriza.

“Punënsimi u rrit me 0.5 përqind thotë raporti. Ja përgjigja që i jep Komisioni Europian matematikës së Kosta Barjabës dhe Edi Ramës. Mos të harojmë që 1 përqind e tregut të punës është një numër i konsiderueshëm. Sipas raportit vendet e punës në Shqipëri në sektorin publik nuk u ndryshua ndërsa në sektorin privat u rritën me 1.8 përqind. Pra në tremujorin e fundit me 1.8 dhe 6.3 si rritje vjetore. Kjo përbën një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Në shqip rrite punësimi në sektorin privat jo bujqësor, ndërsa në tremujorin e fundit 2012 kjo rritje në fund do të jetë 6.5 përqind.  Ky nivel rritje që kemi ne shoqërohet me një nivel shumë të lartë punësimi” tha Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se pas këtij viti do të nisë edhe ulja e borxhi publik.

Borxhi publik arriti në 61.5%, që qeveria për këtë vit e ka parashikuar tek 62.6% dhe pas këtij viti fillon kthesa, borxhi publik në mënyrë graduale do të zbresë, ky është zotimi ynë solemn. Ato qëllim që kishim me borxhin po shkojnë drejt realizimit dhe nuk është e nevojshme, projekti ynë përballohet edhe duke ulur borxhin tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›