Anetaret e Kushtetueses, ne SHBA do te diskutojne per ligjin e "Dosjeve"
Anetaret e Gjykates Kushtetuese do te konsultohen me homologet e tyre ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per ligjin e "Dosjeve". Me ftese te Shoqates se Juristeve Amerikane, nje delegacion i Gjykates Kushtetuese te Republikes i kryesuar nga Vladimir Kristo, do te beje se shpejti nje vizite ne SHBA. Gjate diteve te qendrimit, delegacioni do te pritet ne Gjykaten e Larte te SHBA-se dhe nje nga ceshtjet kryesore te bisedes, do te jete zbatimi i ligjit per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te shtetit ne Shqiperi. Ftesa per viziten zyrtare, ju be kryetarit te gjykates Kristo, nga juristi i njohur amerikan Roger D.Sherrard. Ky jurist njihet si nje nga kritiket kryesore te ligjit per hapjen e dosjeve, te miratuar ne dhjetor te vitit qe shkoi. Vetem pak dite me pare se te hynte ne fuqi ligji per hapjen e dosjeve, Sherrard, i beri thirrje qeverise qe te rishikoje dhe njehere permbajtjen e ketij ligji, pasi kishte probleme jo te vogla. Sipas tij, eshte e nevojshme qe nje ligj i tille te diskutohet gjeresisht me te gjitha grupet e interesit dhe te jete ne respektim te te drejtave te njeriut. Gjykata Kushtetuese vendosi ne shkurt, pezullimin e zbatimit te ligjit te qeverise. Pezullimi do te vleje, per sa kohe qe kjo gjykate nuk do te marre nje vendim perfundimtar per tre ankesat e depozituara, nga PS, Shoqata e Prokuroreve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit si antikushtetues. Para se te marrin nje vendim, anetaret e kesaj gjykate, do te konsultohen me homologet e tyre. Nderkohe qe pritet dhe mendimi i Komisionit te Venecias. R. Rapushi
Miratimi
Ligji per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, u miratua vetem nga mazhoranca e djathte, ne dhjetor te vitit qe shkoi. Kunder tij ishte jo vetem opozita e majte, por dhe faktori nderkombetar.
Miratimi
Ligji per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, u miratua vetem nga mazhoranca e djathte, ne dhjetor te vitit qe shkoi. Kunder tij ishte jo vetem opozita e majte, por dhe faktori nderkombetar.