"Kriza mund te sjelle pasoja dytesore, por do te investojme"
Kryeministri Berisha pranoi dje se Shqiperia ka rrezik te kete pasoja dytesore nga kriza ekonomike dhe financiare boterore. Duke theksuar faktin se Shqiperia nuk mund te cilesohet si nje vend ne krize, kryeministri Berisha nuk mohoi mundesine se, kriza qe ka prekur vendet me te zhvilluara ne Evrope, te importohet, "duke sjelle pasoja dytesore ne Shqiperi". Per me teper ai deklaroi se Shqiperia shume shpejt do te rinjohe nje dimensionim tjeter te madh te investimeve. Po keshtu kreu i ekzekutivit deklaroi se qeveria ka te gjithe buxhetin e mjaftueshem, per te realizuar projektet e saj qe i ka premtuar qytetareve. "Kjo qeveri disponon buxhet te plote per t'iu pergjigjur ne cdo qindarke dhe me miliarda, te gjitha projekteve te medha, qe nisin kete vit dhe per te perfunduar ato qe jane ne vazhdim", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij, gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se. Po keshtu, kryeministri tha se vendi eshte ne prag te perurimit, te fillimit te punimeve ne rreth 15 hidrocentrale dhe ne te gjitha akset e shkurtra kombetare te vendit, ku do te punesohen dhjetera e mijera qytetare shqiptare.