Gjykata Administrative, nderhyrje ekspertesh
Politika nuk arrin te bjere dakord, per te votuar projektligjin per Administraten Gjyqesore. Komisioni parlamentar i Ligjeve, shtyu per te disaten here dje votimin e ketij ligji, pasi opozita e kritikoi dhe vleresoi se ai duhet permiresuar. Ne mbledhjen e djeshme te Komisionit, nenkryetari socialist Fatmir Xhafaj, u shpreh se opozita ne parim eshte dakord mbi projektin, por ai duhet te permiresohet, pasi eshte i paplote. Sipas Xhafes, projekti duhet te diskutohet gjeresisht me ekspertet e fushes dhe institucioneve nderkombetare per te bere ndryshimet e nevojshme. Te majtet nuk u binden dhe pse ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se para dorezimit te projektit, eshte konsultuar gjeresisht per te. Per rrjedhoje, projektligji qe prej gjashte muajsh dergjet ne komisionet parlamentare te Kuvendit, do te diskutohet te merkuren. Ekspertet do te shohin dhe njehere permbajtjen e tij, ne menyre te vecante, ne nenet qe flasin per gjobat qe do te vendosen ndaj biznesit.