E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qeveria s'ka nderhyre ne politikat e mediave"

Kryeministri Berisha ka mohuar ne menyre kategorike presionin e ushtruar ndaj mediave, por dhe gjyqesorit, teksa ka dhene dje nje pergjigje te vone ne drejtim te raportit te DASH per te drejtat e njeriut ne Shqiperi. "Jane nje seri raportesh nder me seriozet nderkombetare, te cilat deklarojne si e zeza mbi te bardhe, se qeveria shqiptare ne teresi respekton lirite dhe te drejtat, se qeveria nuk ka nderhyre ne politikat editoriale te mediave dhe se ajo, mund te kritikohet lirshem publikisht dhe privatisht nga qytetaret dhe se ne Shqiperi nuk ka pasur asnje proces civil apo penal ndaj gazetareve, standard unik ky ne mbare boten", ka qene deklarata e Berishes dje ne mbledhjen e Grupit parlamentar te PD. Per te cilin, shtyllat themelore te lirise se shtypit jane, liria e tyre per te raportuar te gjitha konstatimet e tyre dhe liria e tyre per te mbrojtur burimin e informacionit. "Ka tre vjet dhe po behen kater qe asnje gazetari, asnje publicisti asnje editorialisti, cfaredo qe te kete botuar nuk i ka kerkuar njeri burimin e informacionit, pervecse ne nje rast ku prokuroria, nje gazetari qe pasi i kishin shitur prokuroret informacionin, i kerkoi nga e kishte marre kete informacion, duke deshmuar se nuk ishin prokurore, por ishin matrapaze", tha Berisha. Sipas tij, ne raporte te tjera ceshtja eshte me komplekse sepse t'i clirosh gazetaret nga pronaret, eshte nje beteje jashtezakonisht e rendesishme dhe ligji austriak duhet te miratohet sa me shpejt. "Gjithashtu eshte respektuar dhe s'ka pasur asnje te demtuar ne protesta, asnje te lenduar, nuk ka pasur asnje lloj kufizimi", ka reaguar Berisha. Duke nenvizuar se keto kane qene vitet ne te cilat shqiptaret jane ndjere, kane shijuar, kane jetuar me te lire se kurre. "I garantoj se vitet qe vijne do te jene edhe me te lire edhe me te sigurt ne jeten e tyre, ne krijimin e tyre, ne pronen e tyre", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›