Kryeministri: Projekti i Jugut do te vazhdoje
Kryeministri Berisha ne pjesen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te Partise Demokratike, sqaroi edhe nje here pozicionin e qeverise shqiptare ne lidhje me akuzat e bera nga ana e Panelit te Bankes Boterore per Planin e Jugut. Sipas Berishes, me gjithe kontestimet e ardhura nga Paneli i Inspektimit te Bankes Boterore, ky projekt do te vazhdoje te zbatohet, sepse qeveria duhet t'i tregoje te gjitheve, se ka punuar me "duar te pastra" ne kete projekt te rendesishem per Jugun e vendit. Sipas kreut te ekzekutivit, raporti i dale nga ky panel vihet ne kundershtim me vete perfaqesuesit e Bankes Boterore. Ky panel, sipas kryeministrit Berisha, eshte korruptuar nga njerez, te cilet kishin interesa ne lidhje me ndertimet ne kete bregdet. Berisha deklaroi se Plani i hartuar nga qeveria eshte i perbere vetem me njolla dhe nuk eshte marr me percaktimin e ndertimeve te vecanta ne kete zone. Nga ana tjeter, kryeministri Berisha mesohet te jete shprehur se "Banka Boterore, nese gjykonte se dhenderi i tij perbente nje konflikt interesi, ne lidhje me realizimin e ketij projekti te rendesishem per Jugun e vendit ku ai u perzgjodh si koordinator, atehere duhej te kishte reaguar me perpara dhe jo ne keto momente kur puna ka kohe qe ka nisur". Me publikimin e nje raporti te Panelit te Inspektimit te Bankes Boterore kane nisur edhe debatet ne vend, ne lidhje me kete projekt te rendesishem per Jugun e vendit.
Akuza
Kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e Bashkise se Tiranes, njekohesisht kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama ne lidhje me korruptimin e nje pjese te Panelit te Inspektimit te Bankes Boterore, per interesat e tij direkte ne kete zone.
Akuza
Kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e Bashkise se Tiranes, njekohesisht kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama ne lidhje me korruptimin e nje pjese te Panelit te Inspektimit te Bankes Boterore, per interesat e tij direkte ne kete zone.