E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarët e LSI-së në diasporë, vijnë në Shqipëri për të votuar

Në një kohë që Kodi Zgjedhor nuk iu ka krijuar emigrantëve mundësinë për të votuar aty ku jetojnë, anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim që jetojnë në vendet e Bashkimit Europian kanë mbërritur tashmë në Tiranë për të ushtruar të drejten për të votuar në favor të forcës politike që mbeshtesin. Kreu i diasporës për LSI-në, Leonard Beqiri dhe kryetari i diasporës për Italinë, Roland Jace deklarojnë se janë qindra anëtarë të LSI-së që jetojnë jashtë dhe që do të vijnë për të votuar në 28 qershor. Ndërkaq kërkesa më e rëndësishme e të gjithe qytetarëve shqiptarë është amendimi i Kodit Zgjedhor në mënyrë që emigrantët të mund të votojnë në proceset e tjera zgjedhore. LSI ka në diasporë rreth 34 mijë anëtarë edhe është një prej partive të pakta që kanë një strukturë jashtë Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›