E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Berisha fushatë në Gjirokastër,Kolonjë e Leskovik

Kreu i mazhorancës Berisha vijoi fushatën në Gjirokastër, ku përmendi investimet në infrastrukturë, në trashëgiminë kulturore, në bujqësi, e të tjerë. Berisha premtoi rritje të invëstimeve në mandatin e ardhshëm dhe ftoi emigrantët të vijnë e të votojnë më 28 qershor.
"Ju jap fjalën ju se boshti i jugut është projekti i të gjitha projekteve për mandatin që vjen. Brenda këtij mandati distanca mes Tiranës dhe Gjirokastrës do të shkurtohet me gati 100 km", u shpreh Berisha.
Shefi i qeverisë Berisha ishte dhe në Kolonjë, ku theksoi investimet e bëra në këto katër vite dhe rritjen e pagave e pensioneve.Berisha bëri i apel qytetarëve të terheqin kartat e identitetit dhe të marrin pjesë në zgjedhje.
"Të gjithë në votime me 28 qershor. Le të votojme me qytetarinë më të madhe. Të trokasim ne me votë të lire, me letërnjoftimet e reja në dyert e Europes, si një komb i përgatitur për Shqipërinëe europiane", u shpreh ai.Pas takimit me banorë të Kolonjës, kryeministri vijoi takimet në Leskovik, ku fillimisht inauguroi rrugën Leskovik-Tre Urat. Berisha premtoi rritjen e investimeve mandatin e ardhshëm edhe ndihmë për fermerët.
"Zotimi im para fermerëve të Leskovikut, është të subvencionoj çdo rrënjë hardhi. Për ju nuk ka kuota, mbillni sa të doni, do t'u subvencionohen", premtoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›