E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Vlorë: Votoni PS-në për mos humbur 4 vjet të tjera

Në turin e tij elektoral për zgjedhjet e 28 qershorit, kreu i PS-së, Edi Rama është ndalur në qytetin e Vlorës. Para vlonjatëve Rama ka dhënë arsyet e fitores së socialistëve në 28 qershor që sipas tij ëshyë një fitore për të ndarë të ardhmen e vendit me të shkuarën e 18 viteve tranzicion. "Kjo është beteja e fëmijeve që nuk kanë libra, beteja e Shqipërisë të mbytur nga papunësia, analfabetizmi dhe korrupsioni. Do të fitojme se Shqipëria nuk mund të humbasë edhe këto katër vjet të tjera", u shpreh Rama. Ndërohë që nga Sheshi i Flamurit mesazhi i Edi Ramës për kundërsharin e tij politk ishte" Nga ky Shesh i Flamurit i bëj thirrje Berishës të humbasë me dinjitet. Jemi të përgatitur të mbrojmë votën e popullit më mirë nga sa e mbrojtëm në Tiranë me një rezultat historik që nuk ka forcë që e përmbys me rrugë e mjete të paligjshme", vijoi Rama.
Kreu i PS-se tha se forca politike është e gatshme të marrë mbi supe të ardhmen e vendit dhe t'u japë problemve të vjetra zgjidhje të reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›