E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Ndokën kam katër vjet, që e akuzoj në Parlament

Nënkryetarja e partisë Demokratike, Jozefina Topalli e cila është akuzuar drejtpërsëdrejti nga Nard Ndoka për vrasjen e kryetarit të PDK-së në Malësinë e Madhe, Aleks Kekës, nisur nga gjuha e ashpër e përdorur prej saj, Topalli ka deklaruar publikisht se po me të njëjtën gjuhë ajo ka katër vite që i drejtohet kreut të PDK-së nga parlamenti dhe nuk e sheh si gjuhë të ashpër. E ashpër? E përsëris çdo ditë, nuk e keni dëgjuar në parlament nga unë? Bëj dallim midis tyre, jo të gjithë janë e njëjta gjë. I qëndroj. Se është e vërtetë. Këta kanë thënë se kjo është gjuha e urrejtjes, unë them se kjo është gjuha e së vërtetës, nëse nuk do të thoshim të vërtetat, ky vend nuk do të ishte këtu ku është sot. Kjo vlen për ish-deputetët e atij grupi. Është për këto dy persona, për PR nuk vlejnë këto, sqaroi ajo, duke shtuar se me Ndokën nuk ka asgjë të përbashkët as në princip, as në ideale. Sipas saj, ai është larguar nga qeverie për arsye të shumta për të mos vazhduar bashkë me të. Në lidhje me koalicionin zgjedhor që ka bërë e djathta, nënkryetarja e PD deklaroi se ky koalicion funksionin dhe do të funksionojë shumë mirë, pavarësisht se sipas saj PD ka për të marrë një numër jashtëzakonisht të madh depuetësh. Në lidhje me deklaratën për Partisë Republikane të thënë para disa ditësh në qarkun e Shkodrës, ajo ka theksuar se për sa kohë sistemi është proporcional do të vazhdoj tu thotë mbështetësve të saj të votojnë vetëm për numrin dhjetë, dhe as një votë për parti tjetër, ku për PR sipas saj ka diferencë.  Në lidhje me mungesën e deputetit të partisë Socialiste Ilir Beqja në përballjen e debatit televiziv, Topalli e ka akuzuar ashpër atë, duke theksuar se ky i fundit rrezikon burgun, sepse ka abuzime me ISSH, duke falsifikuar certifikatat për pensionet. Ai kërkon imunitet për ti shpëtuar drejtësisë, nënvizoi Topalli. Nënkryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka theksuar se Poli i Lirisë me në krye Aleksandër Meksin nuk e kërcënojnë PD, duke u shprehur e sigurt për një fitore të thellë të kësaj force politike e vetme, pa aleancën duke marrë 19 deputetë në Tiranë dhe 9 deputetë në Shkodër. Ndër të tjera, nënkryetarja e partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka hedhur akuza të drejtpërdrejta edhe ndaj kreut të socialistëve Edi Ramës, ku sipas saj ky i fundit nuk përfaqëson PS. Ajo ka theksuar se në vitin 2007 Rama ka vjedhur votën në Tiranë me certifikatat, ndaj sipas saj socialistët nuk bëjnë ftesë për të aplikuar për kartat dhe për ti tërhequr ato, sepse kanë frikë nga humbja. E dini pse nuk buzëqesh dhe ka faqen e funeralit? Sepse këto janë rastet më të rrënuara dhe më të dobëta në historinë 20 vjeçare. Është tepër e rëndë për një kryetar bashkie, të ndodh sa herë që ti tallesh me partinë që drejton. Me certifikata na ka mundur tre herë, por kësaj radhe është ndryshe, vijoi ajo. Akuzat e saj kanë vazhduar edhe më tej, duke u ndaluar edhe tek lejet e ndërtimit në Tiranë dhe në trefishimin e taksave të bashkisë. Tirana është një mostër betonit që është vetëm gri, që nuk ka më park, ajër të pastër. Qytetarët janë penduar që kanë shkuar pas modelit të Ramës. Ka katër vjet që nuk shkon në bashki, tashmë është Shalsi kryetar bashkie. Ai ligjin e sheh si pengesë, si diçka që duhet hedhur. Modeli i tij është mosrealizimi i investimeve i ngritjes së taksave në kohën e kulmit të krizës globale, nënvizoi ajo. Në lidhje me renditjen e spiunëve në listat e kandidatëve për deputet, Topalli ka theksuar se këto lista duhet të skanoheshin, por ka qenë presidenti Topi ai i cili nuk ka firmosur atë ligj. Gjithsesi kryetarja e Parlamentit nuk ka kthyer përgjigje konkrete për këtë fakt. Përsa i përket tragjedisë së Gërdecit, Topalli ka theksuar se kjo tragjedi dëmton PS, ku shkatërrimi i Ramës sipas saj vjen nga kjo tragjedi që në momentin kur ajo bëri llogari me të vdekurit.
     ****************************************************************************
Ndoka: Do padis Topallin, ish sigurimsen me pseudonimin dizenjatorja
Kryedemokristiani Nard Ndoka ka akuzuar drejtpërsëdrejti kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli si ish-bashkëpunëtore të sigurimit të shtetit me pseudonimin dizenjatorja. Gjatë një emisioni televiziv, kreu i PDK ka deklaruar se numri 2 i PD nuk duhet të qëndrojë në politikë sepse i ka shërbyer sigurimit të shtetit në kohën e regjimit komunist. Kjo deklarate është mbështetur edhe nga Aleksandër Meksi dhe Dashamir Shehi, të cilët kanë deklaruar se ish-spiunët sot janë kandidatë për deputet. Nga ana tjetër, Nard Ndoka ka deklaruar se tashmë ka gati 2 padi penale për kryetaren e kuvendit dhe policinë e shtetit, të cilat do ti depozitojë në prokurori lidhur me reagimet ndaj vrasjes së Aleksandër Kekës. Sipas tij, të dyja denoncimet do ti drejtohen prokurorisë për shpifje ndaj kreut të PDK në Malësinë e Madhe Aleksandër Keka. Ai gjithashtu shtoi se Topalli do të jetë kurbani i parë i PD pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndoka u shpreh se i qëndron deklaratave që vrasja e Kekës është politike dhe se gjuha e nënkryetares së PD-së Topalli nxiti persona me precedentë penalë që ndodhen pranë PD-së. Sipas Ndokës, deklarata e Topallit shprehu një klimë terrori, por ai theksoi se telefonatat kërcënuese të Kekës janë nga eksponentë të PD. Unë jam i hapur të bashkëpunoj me prokurorinë, ka bërë të ditur më tej Ndoka.

Last Updated on Saturday, 20 June 2009 10:29

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›