Anëtarëve të KQZ-së u trashet kuleta

Pagat e anëtarëve të KQZ-së të planifikuara për vitin 2014 tejkalojnë pagën e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Përvq pagës bazë, anëtarët e KQZ-së shperblejnë veten me 30 për qind shtesa të ndryshme mbi pagën që ata do ta marrin disa kohë përpara se të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.
Vazhdimi I shperblimit të anëtarëve të KQZ-së në vitet zgjedhore konsiderohet nga njohësit e kësaj fushe si një shpërblim meritor dhe I rrezikshëm, që mund të ndikojë në procesin manipulative të zgjedhjeve nga politika, shkruan Kosova sot.
Totali I buxhetit të kërkuar nga KQZ-ja për zgjedhjet e vitit që vjen është në shumën prej 11.883.295 eurosh, kurse vetëm për paga dhe mëditje kërkohet të shpenzohen 931.303 euro.
“Anëtarët e KQZ-së në përgjithësi favorizohen me benifite, që me të vërtetë nuk i meritojnë, sepse fundi I fundit KQZ-ja është një organ I cili duhet ta zbatojë ligjin dhe është ndryshe nga ai deputeti, I cili është zgjedhur dhe ka një kosto të veten politike”, ka thënë Riza Smaka./Indeksonline/