Mulaku sërish kandidat i PDK-së për Vushtrrinë

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri ka vendosur që kryetarin e tanishëm të Vushtrrisë, Bajram Mulakun, ta kandidojë për kryetar komune në zgjedhjet që do të mbahen me 3 nëntor.
Në këtë takim të Kryesisë së Degës, që ka përfunduar rreth orës 22:00, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh kryetar i PDK-së, është marrë vendim që kjo parti ta kandidoj për herë të tretë Mulakun për kryetar komune, bëjnë të ditur burime të “Veriu.info” nga PDK-ja.
Bajram Mulaku nga dy palë zgjedhjet e fundit lokale ka dalë fitues, e që nëse e fiton edhe kësaj radhe, do të jetë mandati i tretë i tij si kryetar i Komunës së Vushtrrisë./Indeksonline/