Filloi mësimi në shkollat fillore dhe të mesme

Sot në Kosovë filloi viti i ri shkollor ku në mësimin fillor dhe të mesëm do të vijojnë mësimin mbi 420 mijë nxënës dhe 28 mijë mësimdhënës. Klasën e parë e fillojnë 29 mijë nxënës.
Ndërkohë, këtë vit do të fillojë pilotimi i Kurikulës së Re të Arsimit Parauniversitar, në 10 shkolla, në nivel vendi. Me këtë rast nxënësit i ka ururar ministri i Arsimit, Ramë Buja./Indeksonline/