Grindje midis studentësh në Bllagoevgrad, 3 shqiptarë të lënduar

Një sherr masiv ndodhi ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit në qytetin Blagoevgrad, mes studentëve shqiptarë dhe atyre vendas. Për pasojë, katër persona u plagosën, mes tyre tre shqiptarë.
Mediat bullgare raportuan se gjithçka ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit të ndjeshme në konviktin e Universitetit Amerikan të Bullgarisë.
Policia tha se shqiptarët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën dhe pasi kaluan disa orë në urgjencë u kthyen në dhomat e tyre.
Mësohet se sherri ka nisur për motive banale. Por nuk mbaroi këtu. Kur të plagosurit u transportuan në urgjencë, një prej shqiptarëve hyri brenda dhe goditi me grushte bullgarin e plagosur, i cili po merrte mjekim. Ishin mjekët ata që e ndaluan të riun shqiptar. /Indeksonline/