E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri mbyll viziten surprize ne Afganistan Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka perfunduar viziten e tij surprize qe ju ka bere trupave tane komando ne Afganistan. Gjate kesaj vizite, e cila ka zgjatur dy dite kryeministri Berisha eshte takuar me komandot tane ne Kabul, qe i perkasin kontingjenti OMLT-2, dhe ka ne perberjen e tij 32 ushtarake. Me pas kreu i qeverise shqiptare ka bere nje vizite ne bazen ushtarake ajrore te Kabulit ku eshte pritur nga Komandanti i Njesise Shqiptare, Nenkolonel Behar Mara dhe Zevendeskomandanti i Komandes Rajonale Jugore Chriss Fields. Ne kete takim kryeministri ka marre vleresimet me te larta per performancen e shkelqyer te ushtarakeve shqiptare dhe duke shfrytezuar kete vizite, ata i ri shprehen Kryeministrit ngushellimet me te sinqerta per humbjen e jetes se Kapiten Veti Voglit dhe vleresimin me te madh per te si nje oficer dhe mik i shkelqyer. Nga kjo baze, Kryeministri iu drejtua bazes operacionale Spin Buldok ne Kandahar, ne te cilen ndodhen te dislokuar se bashku me njesite amerikane edhe kontingjenti “Eagle 4”, i perbere nga 44 ushtarake te Forcave Speciale te Republikes se Shqiperise. Pjese e ketij kontingjenti ishte edhe Kapiteni Feti Vogli. Ne diten e dyte te qendrimit ne Afganistan, Kryeministri Berisha vizitoi efektivin e kontingjentit te Forcave te Armatosura Shqiptare ne Kamp Arena, ne Herat. Fillimisht, Kryeministri pati nje takim me Komandantin e Komandes Rajonale Perendimore, Gjeneral Brigade Luigi Chiapperini, i cili vleresoi gjithashtu kurajen, profesionalizmin dhe vendosmerine e ushtarakeve shqiptare qe sherbejne nen komanden rajonale perendimore me baze ne Herat. Ai e cilesoi kete vizite nje nder per ushtaraket italiane, spanjolle, shqiptare etj. qe sherbejne ne kete baze. Aktualisht, ne Herat sherbejne dy kompani kembesorie te Forcave tona te Armatosura, 222 ushtare, oficere e nenoficere, me mision kryesor garantimin e sigurise se aeroportit dhe bazes se tij ushtarake. Kryeministri u takua perzemersish me ushtaraket shqiptare, u njoh nga afer me kushtet e tyre, zhvilloi bashkebisedime me ta dhe sebashku me efektivin e kontingjentit tone drekoi ne mensen e bazes ne Kamp Arena. Gjithashtu kryeministri u takua edhe me perfaqesuesin civil me te larte te NATO-s ne Shtabin e ISAF, Kabul, ambasadorin Simon Gass. Ambasadori Gass e falenderoi perzemersisht per kontributin jashtezakonisht te vleresuar te Forcave te Armatosura Shqiptare, qeverise shqiptare dhe Shqiperise ne sherbim te paqes dhe stabilitetit ne Afganistan. Shqiperia, tha ambasadori Gass, po i permbush me se miri detyrimet e saj si aleat i NATO-s, ne Afganistan dhe eshte nje partner i vertete per ne, ne Afganistan e me gjere. Gjate kesaj vizite Berisha vizitoi edhe Shtabin e ISAF ne Kabul, ku u takua me Komandantin e Forces Nderkombetare te Sigurise dhe Asistences dhe njekohesisht Komandant i Forcave Amerikane ne Afganistan, Gjeneralin John R Allen.

Takimi

Gjate vizites ne Afganistan, Berisha u takua edhe me Zevendeskomandantin e Komandes Rajonale Jugore, Gjeneral Majorin Javier Cabeza, nga i cili mori gjithashtu vleresimet me te larta per figuren e ushtrise shqiptare, te perfaqesuar edhe nga njesite ushtarake shqiptare ne Afganistan. Njesite shqiptare, tha ai, ndodhen ne shume vendndodhje dhe kudo po deshmojne nje shembull te jashtezakonshem perkushtimi, profesionalizmi dhe kontributi, per te cilin u jemi mirenjohes.

Ambasadori

Berisha u takua ne Kabul me perfaqesuesin civil me te larte te NATO-s ne Shtabin e ISAF, ambasadorin Simon Gass. Ambasadori e falenderoi perzemersisht per kontributin jashtezakonisht te vleresuar te FA Shqiptare, qeverise shqiptare dhe Shqiperise ne sherbim te paqes dhe stabilitetit ne Afganistan. Ambasadori Gass i shprehu Kryeministrit ngushellimet me te sinqerta per humbjen e jetes se Kapiten Feti Vogli, ne Kandahar. Me tej, ambasadori Gass e informoi Kryeministrin per zhvillimet e fundit ne Afganistan, suksesin e forcave te ISAF, por edhe arritjet ne fushen e trajnimit te Forcave te Sigurise Afgane, per te marre ne dore sigurine e tyre, mbas mbarimit te periudhes se tranzicionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›