E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, takon koleget e kapiten Voglit: Jemi krenare per ju!

Ne Afganistan. Kryeministri Berisha ka realizuar nje vizite te vecante ne Kandahar ku eshte takuar me kontingjenti “Eagle 4”, i perbere nga 44 ushtarake te Forcave Speciale te Republikes se Shqiperise. Pjese e ketij kontingjenti ishte edhe Kapiteni Feti Vogli i cili humbi jeten pak kohe me pare ne nje mision paqeruajtes. Gjate kesaj vizite kryeministri u prit nga Komandanti i Njesise Shqiptare, Nenkolonel Behar Mara dhe Zevendeskomandanti i Komandes Rajonale Jugore Chriss Fields. Kryeministri mori vleresimet me te larta per performancen e shkelqyer te ushtarakeve shqiptare dhe duke shfrytezuar kete vizite, ata i ri shprehen Kryeministrit ngushellimet me te sinqerta per humbjen e jetes se Kapiten Veti Voglit dhe vleresimin me te madh per te si nje oficer dhe mik i shkelqyer. Nenkolonel Mara e informoi Kryeministrin per misionin dhe zbatimin me sukses te detyrave te rendesishme qe i jane ngarkuar njesise se tyre gjate kesaj periudhe, perfshi edhe operacionet anti elementeve talebane. Ne kete kontekst, Nenkolonel Mara e informoi Kryeministrin edhe per incidentin e sulmit te pabese te policit afgan, gjate te cilit ra ne krye te detyres Kapiten Feti Vogli dhe u plagos Tetar Aleksander Peci, si dhe u plagosen disa ushtarake te SHBA-se. Ne vijim, ne mjediset e bazes u zhvillua nje ceremoni per nder te vizites se Kryeministrit Berisha. Gjate saj, Komandanti amerikan i bazes, Kolonel Johnson theksoi ne fjalen e tij se ushtaraket shqiptare te Forcave Speciale “Eagle 4” qe sherbejne ne Kandahar jane nder ushtaraket me te mire qe ai ka njohur gjate gjithe karrieres se tij ushtarake, te perkushtuar, luajale e te vendosur. Une, - tha Kolonel Johnson - ia kam besuar dhe do t’ia besoja jeten time, ne cdo moment, ketyre ushtarakeve te shkelqyer. Koloneli Johnson, duke prezantuar para ushtarakeve amerikane Kryeministrin Berisha, theksoi se eshte nje nder i jashtezakonshem te kemi sot, mes nesh, nje figure kaq te spikatur, qe prej njezet vjetesh i eshte perkushtuar teresisht, me vizion e vendosmeri, konsolidimit te lirise dhe demokracise ne Shqiperi. Kjo vizite, tha ai, eshte nje inspirim dhe nje inkurajim i jashtezakonshem per te gjithe ushtaraket qe sherbejne ne kete baze.

Allen: Vlereson kontributin e komandove shqiptare

Gjate vizites se tij ne Kabul, kryeministri Berisha ka vizituar Shtabin e ISAF ne Kabul, ku u takua me Komandantin e Forces Nderkombetare te Sigurise dhe Asistences dhe njekohesisht Komandant i Forcave Amerikane ne Afganistan, Gjeneralin John R Allen. Gjenerali Allen i rishprehu Kryeministrit ngushellimet me te sinqerta per humbjen e jetes se Kapiten Feti Vogli. Gjenerali Allen vleresoi kontributin dhe performancen e shkelqyer te njesive shqiptare qe veprojne ne Afganistan. Berisha shfrytezoi rastin per t’i shprehur Gjeneralit Allen mirenjohjen me te thelle per mbeshtetjen e jashtezakonshme qe SHBA, miku me i madh e strategjik i Shqiperise e kombit shqiptar, i kane dhene ne vijimesi vendit gjate gjithe kesaj periudhe transformimesh te rendesishme, ne vecanti mbeshtetjen per anetaresimin ne NATO dhe bashkepunimin e shkelqyer ne kuader te Aleances dhe ne shume fusha te tjera, si dhe per kontributin e pacmuar te SHBA per ceshtjen e drejte te shqiptareve ne Kosove dhe mbeshtetjen e jashtezakonshme ndaj Republikes se Kosoves. Shqiptaret, tha Kryeministri, i mbeten perhere mirenjohes SHBA-se, qeverise se saj e popullit te madh e mik amerikan. Gjate bisedes, Gjenerali Allen e informoi Kryeministrin per zhvillimet e fundit ne Afganistan, perpjekjen e jashtezakonshme dhe arritjet e rendesishme te ISAF, NATO-s dhe koalicionit per konsolidimin e sigurise, por edhe te demokracise ne vend. Gjenerali Allen i theksoi Kryeministrit Berisha se vende si Afganistani mund te perfitojne shume nga shembulli i shkelqyer i Shqiperise ne reformat e suksesshme dhe luften kunder korrupsionit.

Berisha viziton forcat ton ne Herat dhe Kabul

Ne diten e dyte te qendrimit ne Afganistan, Kryeministri vizitoi efektivin e kontingjentit te Forcave te Armatosura Shqiptare ne Kamp Arena, ne Herat dhe me pas Berisha u takua ne Kabul, me ushtaraket shqiptare qe jane me mision ne Shtabin e ISAF dhe komanden rajonale. Ne Herat sherbejne dy kompani kembesorie te Forcave tona te Armatosura, 222 ushtare, oficere e nenoficere, me mision kryesor garantimin e sigurise se aeroportit dhe bazes se tij ushtarake. Ndersa ne Kabul vepron kontingjenti OMLT-2, ne perberje te te cilit jane 32 ushtarake, prej te cileve 20 oficere dhe nenoficere nga strukturat e FA, te cilet kryejne misionin trajnues ne Kabul, ne kuader te kontributit ne Forcen Nderkombetare te Asistences dhe Sigurise te NATO-s, ne Afganistan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›