Vrasjet masive në Norvegji, nis gjyqi për Anders Breivik
Norvegji- Njeriu që ndërmorri një krim masiv më bombë dhe armë vitin e kaluar në Norvegji duke i marrë jeten 77 personave do të dalë sot përpara gjyqit në Oslo.
Anders Breivik sulmoi një kamp rinor i organizuar nga Partia e Punës në ishullin Utoeya pasi kishte shpërthyer një makinë bombë në kryeqytet.
Në sallen e gjyqit ai dha një përshëndetje me grusht të mbyllur dhe tha se nuk e njihte gjykaten sepse ajo, sipas tij, ishte e varur nga partitë politike që mbështesin multikulturalizmin.
Breivik i ka prnauar vrasjet por e mohon përgjegjësinë penale. Nëse gjykata vendos që ai është i çmendur Breivik do t’i nënshtrohet një kujdesi psikiatrik, dhe nëse gjykata vendos se ai menderisht është i qëndrueshëm ateherë norvegjezi do të shkojë në burg, duke rrezikuar të mos dalë më kurrë nga qelitë.
I veshur me një kostum të errët Breivik buzëqeshi teska hyri në sallen e gjyqit dhe një roje i hoqi prangat. Pastaj përshendeti me doren grusht. Duke iu drejtuar gjyqtarit: “Unë nuk i njoh gjykatat norvegjeze. Ju e keni marrë mandatin tuaj nga partitë poltike dhe mbështesni multikulturalizmin, unë nuk e pranoj autoritetin e gjykates’.
Siguria në sallë dhe jashtë saj është tejet e madhe dhe ndoshta është rasti gjyqësor më i rëndësishëm në Norvegji që pas Luftës së Dytë Botërore. Teksa prokurori lexonte emrat e viktimave Breivik nuk tregoi asnjë emocion duke kërkuar diçka në një dosje në tavolinën e tij. Gjatë gjykimit 10- javor prokurorët do të bëjnë një tablo të detajuar të asaj çka ndodhi në Korrikun e vitit të shkuar.
Breivik thotë se s’ është fajtor duke argumentuar se Partia e Punës ka qënë një ‘objekt legjitim’ sulmi sepse mbështet emigracionin dhe multikulturalizmin duke bërë që myslimanet të marrin Europen.
Norvegjezi është autori i shpërthimit të një makine-bombë jashtë ndërtesave qeveritare në Oslo ku u vranë 8 njerëz dhe më pas mori sulmin me armë në kampin rinor në Utoeya.
Dorina Bilbili/IDEA/