Prinsendam me 800 turiste ne Durres
Edhe pse porti i Durrësit nuk ka një vend të përshtatshëm për ankorimin e krocerave dhe jahteve turistike, tashmë ai është kthyer në epiqendrën e turizmit detar.
Ereth 800 turistë nga vende të ndryshme të europës por edhe kontinentet e tjera kanë zbarkuar në Durrës përmes anijes luksoze “ Prinsedam’ e cila është nisur nga porti i Floridës në SHBA që në mesin e muajit mars me rreth 800 udhëtarë në bordin e saj.
Sipas informacioneve zyrtare të marra nga kapiteneria e portit mësojmë se turistët do të kryejnë në vendin tonë një vizitë ditore.
Gjatë kësaj vizite turistët do të vizitojne Durrësin, Tiranën dhe Krujën, ndërsa në qendër të interesit të tyre do të jenë sitet arkeologjike dhe historike të ndodhura në Qark.
Kroçera " Prinsendam" e ka nisur udhëtimin nga Florida (SHBA), më 12 mars dhe ka vizituar disa nga qytet-portet e Mesdheut (Portugali, Spanjë, Maltë, Turqi, Greqi, Kroaci, Itali, etj).
Porti detar tashmë ka krijuar një traditë të mirë të ankorimit të kroçerave në kalatat 4 dhe 5, të cilat ndodhen shumë pranë hyrjes kryesore të portit.
Gjatë sezonit të kaluar veror në portin e Durrësit janë ankoruar kroçerat dhe superjahtet të shumta të cilët kanë sjellë mijëra turistikë nga evnde të ndryshme të botës
Në kalatat e portit janë ankoruar gjithashtu dhjetra jahte dhe barka me vela, të cilat kryejnë lundrime në porte të ndryshme të Adriatikut dhe Jonit.