Anëtari i KQZ, BE: Të shqetësuar për pasojat e votimit në Parlament
BRUKSEL- Teksa Kuvendi prej disa orësh lidhur me kërkesën e PD-së për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, si dhe zëvendësimin e tij me një nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Klement Zguri ose Patriot Çoba, Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin për situatën e krijuar dhe pasojat e votimit.
Në një deklaratë për mediat, BE i bashkëngjitet qëndrimit të partnerëve të tjerë, duke i bërë apel klasës politike që të sigurojë paanshmërinë e administratës zgjedhore.
“Bashkimi Evropian, shpreh shqetësimin dhe ndan shqetësimet e partnerëve të tjerë, lidhur me pasojat e mundshme të një votimi në Parlament, tek besimi i njerëzve tek procesi elektoral. Të gjithë krahët politik kanë përgjegjësi, për të siguruar natyrën e paanshme të administratës elektorale”, thuhet ne deklaraten e BE-së.
(e.m/BalkanWeb)