Berisha me studentët: Shqiptarët do votojnë si evropian, kundër ufo-projekteve
TIRANE- Kryeministri Berisha gjatë një bashkëbisedimi me studentet e ekselencës në godinën e ish-kinoklubit në Qytet Studenti, akuzoi programin e Partisë Socialiste teksa theksoi se shqiptarët me 23 qershor do të votojnë si qytetarë evropian. Kryeministri tha se Shqipëria ka sistemin më të mirë të numërimit të votave.
“Asnjëri nuk mund ti marrë atyre atributin e përcaktimin e qeveritarëve që duhet ti qeverisin ky është rregulli më themelor i demokracisë. Një herë në 4 vjet shkon në zgjedhje dhe duhet të bindësh qytetarët tuaj për projektin që paraqet për 4 vitet e ardhshme dhe ato që do të votojnë, nëse atyre i paraqet një ufo-projekt ato të lënë në banket. Nuk ka demokracia mundësi përvec votës dhe verdiktit shqiptar. Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe shqiptarët do të votojnë si evropian. Pavarësisht nga debati i jashtëzakonshëm po citoj zyrtarin e OSBE që do të deklaronte 1 vit e gjysëm më parë Shqipëria ka sistemin më preciz për numërimin e votave. Lëre të vijë një njeri-tjetër dhe të thojë se ka sistem më të lartë. Vendi ka një fatkeqësi, e shkuara problematike dhe ju jeni fatlume qe nuk e njihni” tha Berisha.
Berisha theksoi se GDP është rritur 11 herë, teksa shtoi se vendi ynë nuk përjetoi krizën ekonomike.
BERISHA: MIKROKREDI PËR PUNËSIMIN E TË RINJVE
Kryeministri Sali Berisha premtoi politika dhe reforma në mbështetje të studentëve gjatë një takimi të hapur me studentët e ekselencës në Qytetin Studenti. "Qeveria do të vazhdojë të rrisë fondin për të gjithë studentët ekselentë e të mundësojë përfshirjen në administratë. Numri i pedagogëve dhe studenteve në të gjithë universitetet publike në Shqipëri është rritur ne mënyrë te ndjeshme”, vuri në dukje Berisha.
Një tjetër çështje e trajtuar në këtë bashkëbisedim me studentë ishte dhe kërkimi shkencor dhe ajo që po bëhet dhe do të vijojë në këtë drejtim. Kryeministri garantoi se administrata do të jetë e hapur në çdo kohë për praktikat e ekselencave.
"Fondi i ekselencës që kemi ne është mbi 1 mln dollarë, për të gjithë studentët shqiptarë kudo që janë, këtë vit e kanë përfituar edhe studentë nga Kosova. Ne më shumë duhet ta promovojmë, duhet të gjejmë një formë tjetër që të afishohet përmes faqeve zyrtare në universitete që studentët të njihen shumë më mirë me përparësitë që ka ky fond. Jemi të vendosur edhe të rrisim këtë fond, kundrejt një kontrate që ai të punojë disa vite në vendin e tij", tha Berisha.
Kryeministri vlerësoi rolin e mendimit dhe kërkimit shkencor, për të cilin theksoi se një rol kryesor kanë edhe pedagogët, që sipas tij, duhet të kenë interes të madh të bashkëpunojnë dhe të kenë bashkëpunëtorë studentë. Ndërkaq Berisha theksoi se nuk mund të përdoret arsimi për të penalizuar të varfrit, pasi, sipas tij, arsimi është një nga elementët kryesorë për të luftuar varfërinë.
Kreu i qeverisë evidentoi disa nga arritjet në fushën e arsimit, ndërsa theksoi se shoqëria dhe shteti duhet t'i japë shansin çdo të të riu për të provuar dijen dhe intelektin e tij.
“Në bindjen tonë më të thellë vetëm Shqipëria e dijes do jetë Shqipëria e ëndrrave më të bukura të shqiptarëve. Shqipëria që do ketë shpalosur të gjitha resurset, do jetë Shqipëria europiane, Shqipëria vend i zhvilluar. Në një hark kohor të shkurtër kemi bërë të mundur që të rinjtë të testojnë veten për të shndërruar në realitet ëndrrën e tyre universitare. Shoqëria dhe shteti duhet t'i japë shansin të riut për të provuar dijen dhe intelektin e tij, kjo është arritur, është vendosur sistem i drejtë dhe i ndershëm i pranimeve, është bërë përpjekje për mbështetje të ekselencave", theksoi ai.
Berisha garantoi se kuadri fiskal i propozuar nga qeveria do të japë impakt në punësimin e të rinjve, ndërsa shtoi se po shihet edhe mundësia e dhënies së mikrokredive për të mundësuar kështu vetëpunësimin e tyre.
(e.m/BalkanWeb)