“Do të gjeni popullin më miqësor ndaj kombit amerikan”
25/09/2009 Kryeministri Sali Berisha fton Presidentin Barak Obama të vizitojë Shqipërinë
Kryeministri Sali Berisha ka ftuar për një vizitë zyrtare në vendin tonë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama. Kreu i qeverisë shqiptare ka pasur një takim me shefin e Shtëpisë së Bardhë gjatë pritjes së dhënë nga Presidenti Obama për të gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive që marrin pjesë në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila u zhvillua në “Metropolitan Museum of Arts”. Pikërisht gjatë këtij takimi kryeministri Berisha, sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, pati rastin të zhvillonte një takim të shkurtër dhe të përzemërt me Presidentin Obama dhe zonjën Obama. Kryeministri Berisha i shprehu Presidentit Obama kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë pritje dhe për takimin e ngrohtë me Presidentin Obama. “Ju, Zoti President, do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim”, - u shpreh Kryeministri Berisha. Kryeministri Berisha u shpreh se të gjithë shqiptarët presin me padurim dhe me shumë kënaqësi një vizitë të Presidentit Obama në Shqipëri, në çdo kohë të mundshme për axhendën e tij.
Nga ana e tij Presidenti amerikan Barak Obama e përshëndeti përzemërsisht Kryeministrin Berisha dhe u shpreh se në Çikago, ku ai kishte punuar për një kohë, kishte pasur rastin të takohej e të punonte me disa shqiptarë dhe kishte nga ta mbresat më të mira. Po ashtu mësohet se gjatë bisedës me Kryeministrin Berisha Presidenti amerikan është shprehur i gatshëm i vizitojë vendin tonë. Ai ka thënë se do të shikonte me shumë kënaqësi mundësinë e një vizite në Shqipëri. Ftesën për të vizituar Shqipërinë e ka pritur shumë me kënaqësi edhe Zonja e Parë e SHBA-ve, bashkëshorta e Presidentit Obama, Mishel, e cila është shprehur se do të nxiste bashkëshortin e saj që ta bënte këtë. Nëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vizitonte Shqipërinë, do të ishte Presidenti i dytë amerikan që do të shkelte tokën tonë. Në qershor të vitit 2007 Presidenti i atëhershëm Xhorxh Bush zhvilloi një vizitë zyrtare. Në atë vizitë ish-presidenti amerikan u prit si një hero nga qytetarët shqiptarë, sidomos në vijim të mesazheve që ai lëshoi në mbështetje të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, por mbi të gjithë mbështetjen e hapur për pavarësinë e Kosovës.
Meta takon zv.ndihmëssekretarin Stuart Jones
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta gjatë qëndrimit në SHBA u takua dhe bisedoi me zv.ndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-ve Stuart Jones dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Qipros dhe të Rumanisë. Gjatë takimit me zv.ndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-ve u bisedua mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe SHBA-ve dhe zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Një vend të veçantë në bashkëbisedim zuri edhe diskutimi mbi situatën në rajon dhe perspektivën e saj. Nga ana e tij zyrtari i lartë amerikan shprehu vlerësimin për zgjedhjet si më të mirat e zhvilluara deri më sot dhe gatishmërinë e maxhorancës për të bashkëpunuar me opozitën në funksion të reformës zgjedhore.
Berisha takime të shumta në Nju-Jork
Gjatë vizitës në Nju-Jork Kryeministri Berisha ka pasur shumë takime me krerë të vendeve të ndryshme. Ai pati një takim me kryeministrin e Kuvajtit, sheikun Naser Mohamed al Ajmed al Sabah, ku u ritheksua vendosmëria për të thellimin bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti në fushën ekonomike. Po ashtu Kryeministri Berisha u prit nga Emiri i Katarit, sheiku Hamad bin Khalifa al Thani, ku u shpreh vendosmëria dhe angazhimi për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh, kryesisht për investime në fushën e shfrytëzimit dhe përpunimit të gazit të lëngshëm. Po ashtu Berisha pati një takim me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan, ku u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy qeverive dhe vendeve, si dhe me presidentin kroat Stipe Mesiç, i cili uroi për fitoren e zgjedhjeve.
Braun dhe Zapatero urojnë Berishën
Kryeministri i anglez Gordon Braun dhe ai spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero i kanë dërguar mesazhe urimi Kryeministrit Sali Berisha për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, që mundësuan rizgjedhjen e tij në krye të qeverisë shqiptare. “Si një mik i vjetër i Shqipërisë dhe një mbështetës i fortë i perspektivës suaj euroatlantike, ne jemi të gatshëm të mbështesim axhendën tuaj të reformave”, - thuhet në mesazhin e kryeministrit Braun. Nga ana e tij kryeministri Zapatero shruan: “Kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për emërimin tuaj si kryeministër i Shqipërisë dhe t’ju uroj sukseset më të mëdha gjatë mandatit tuaj të ri. Transmetoj gatishmërinë time personale si dhe të qeverisë së Spanjës për të vazhduar forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes vendeve tona.”
LSI vlerëson KE
Haxhinasto: Opozita t’i japë fund bojkotit të Parlamentit
Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet tërësisht vlerësimet e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinasto, ka thënë dje se partia që përfaqëson mbështet vlerësimet e Këshillit të Evropës, institucioni që është gardian i standardeve demokratike dhe shtetit ligjor, mbi progresin e prekshëm të arritur në zgjedhjet e 28 qershorit dhe për rrugën e mbarë të reformave në të cilën po ecën Qeveria e Integrimit Evropian dhe Shqipëria në përgjithësi. “Ky progres do të përkthehet së shpejti me një arritje konkrete për qytetarët shqiptar, siç është lëvizja e lirë drejt BE-së në mesin e vitit të ardhshëm. Është e rëndësishme të nënvizojmë kërkesat e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtar që opozita t’i japë fund bojkotit dhe të kthehet në Parlament për të dhënë kontributin e saj për reformat integruese, përfshirë edhe reformën zgjedhore, në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë asnjë kontestim, nga asnjë forcë politike, e madhe apo e vogël qoftë ajo”, - tha Haxhinasto. Ai i bëri thirrje opozitës parlamentare të kthehet në Parlament e të marrë përgjegjësitë e saj përpara institucioneve demokratike.
Kryetarja Topalli falënderon KE-në
“Raporti për zgjedhjet ishte objektiv”
Ojbektiv, realist dhe shumë pozitiv është vlerësuar nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, raporti i Këshillit të Evropës për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri. “Në emrin tuaj, më lejoni të shpreh konsideratën, vlerësimin pozitiv dhe të përshëndes raportin e Këshillit të Evropës për zgjedhjet, një raport objektiv, realist, shumë pozitiv, i cili ndoshta edhe më shumë se raportet e mëparshme thekson se zgjedhjet ishin një progres i qenësishëm, se procedurat e regjistrimit, të identifikimit të zgjedhësve, të adaptimit të një kuadri juridik të përmirësuar shënonin një progres të rëndësishëm”, - tha Topalli gjatë seancës së djeshme parlamentare. Duke u ndalur në disa nga çështjet më të rëndësishme të raportit, ajo përmendi përmirësimin e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ishte një tjetër pikë e rëndësishme e këtij raporti. “Raporti konstatonte se dita e votimit ishte e organizuar shumë mirë dhe se procedurat e votimit u vlerësuan mirë dhe shumë mirë në 93% të qendrave të votimit”, - tha Topalli. Po dje ajo ftoi opozitën që të zërë vendin e saj në Parlament dhe të bëjë një opozitë të fortë, një opozitë konstruktive; natyrisht, edhe për të bashkëpunuar me maxhorancën për projektet e mëdha të integrimit të kësaj periudhe.
Presidenti Topi takon drejtorin e NATO-s
Evanof: Siguria, Shqipëria vend udhëheqës në Ballkan
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje drejtorin për Çështjet e Sigurisë në NATO, Majkëll T. Evanof, nga i cili mori vlerësimet më të larta për vendin tonë në fushën e sigurisë. Fillimisht Presidenti Topi vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm midis Shqipërisë dhe NATO-s dhe shprehu bindjen e plotë në vazhdimësinë e mëtejshme të këtij partneriteti. Ai tha se realizimi i reformave të gjithanshme, ndërtimi i shtetit të së drejtës, konsolidimi i institucioneve të pavarura dhe perfeksionimi i standardeve do të mundësojnë përballjen me sukses me sfidat rajonale e globale, që cenojnë sigurinë dhe vlerat tona të përbashkëta. Në këtë takim Presidenti Topi siguroi për mbështetjen që Shqipëria ka ndaj politikës së dyerve të hapura të Aleancës dhe aftësinë për të marrë përsipër përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarësimit. Ndërsa drejtori për Çështjet e Sigurisë në NATO, Evanof, vlerësoi lart kontributin e vendit tonë në funksion të rritjes së sigurisë rajonale, duke e quajtur Shqipërinë “vend udhëheqës në Ballkan në këtë drejtim” dhe në linjën e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe trafiqeve, si dhe bashkëpunimin me institucionet dhe strukturat shqiptare në kuadër të Aleancës. “Shqipëria, edhe pse një anëtare e re e NATO-s, ka dëshmuar një pjekuri të rrallë, që shkon përtej viteve të anëtarësimit të saj”, - përfundoi ai.