E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha betohet para Presidentit Topi

4 korrik 2011

Sot në ambientet e Presidencës u zhvillua ceremonia e betimit të Anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, para Presidentit të Republikës dhe njëkohësisht Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prof. Dr. Bamir Topi. Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishin Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zoti Bashkim Dedja, anëtarë të tjerë të kësaj gjykate si dhe të Kabinetit të Presidentit.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit e tekstit të betimit nga Sekretari i Përgjithshëm, zoti Aleksandër Flloko, Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, duke i uruar suksese në përmbushjen e detyrës së rëndësishme e me përgjegjësi në sistemin e drejtësisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›