Shqipëria Digjitale: Në Qytet Studenti dhe 510 zyra të Postës Shqiptare internet falas
Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo dhe Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Sh.a. z. Arqile Gorea vizituan sot një nga 510 qendrat në vend me shërbim interneti falas, nëpërmjet Postës Shqiptare, pikërisht në Qytetin Studenti.
Ky projekt, i inauguruar në dhjetor të vitit të kaluar u ka ofruar qytetarëve në mbarë vendin, nëpërmjet internetit, shërbime të reja në zyrat e Postës Shqiptare, duke lehtësuar ndjeshëm komunikimin mes tyre.
Në përshëndetjen e tij, Ministri Pollo tha se “Zyra e Postës Shqiptare në Qytetin Studenti është një nga 510 zyrat në vend që ofrojnë internet falas për këdo që ka nevojë. Projekti Pikat e Aksesit Publik (PAP) tashmë ka marrë jetë të plotë, siç e tregon edhe numri i përdoruesve, në një muaj, është më shumë se 376 mijë përdorues, me afro 1 milionë e 700 mijë klikime në ditë.
Përmes PAP, çdo shqiptar, çdo banor i këtij vendi, mund të ketë akses jo vetëm në shërbimet e agjencive shtetërore, por gjithashtu mund të lundrojë falas në hapësirën e pafundme të internetit, të komunikojë me të njohur e të panjohur, të informohet, të përfitojë dije, e kështu me radhë. Sfida e Shqipërisë Digjitale një dimension kryesor të sajën ka përfshirjen e gjerë të publikut në përdorimin e teknologjive të informacionit dhe praktikimin e mundësive të saj. Përmes projektit PAP të Postës Shqiptare është hedhur një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.“
Qeveria në vitin 2005 shpalli “Shqipërinë digjitale”, si njërin prej objektivave më madhorë të saj në një kohë kur shkalla e penetrimit të internetit në këtë vend ishte vetëm 4.8 %. Sot shkalla e penetrimit të internetit është rreth 50 %. Pra, Shqipëria ka shenuar rritjen me te shpejte ne Evrope dhe kete e tregon edhe shumefishimi 30 here brenda nje viti i lidhjeve ADSL, ofrimi i internetit ne shkolla ne masen 100%, ne saje te nje programi te Qeverise te iniciuar ne vitin 2006, rritja e numrit te ofruesve te sherbimit te internetit; pa dyshim ofrimi i sherbimit internet permes teknologjise mobile GPRS dhe EDGE; numri i familjeve me akses interneti eshte rritur ne 12.5%, po keshtu dhe numri i bizneseve qe kane lidhje me internet.
Sipas statistikave të Postës Shqiptare, në një muaj, rreth 376 mijë qytetarë kanë përdorur për nevojat e tyre kompjuterët e Postës Shqiptare ku kanë naviguar në to falë internetit falas të instaluar nga kompania.
01/07/2011