E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anfield heshtet nga Van Persie

Arsenali ka shënuar fitore sensacionale në transfertë te Liverpooli, që ishte dhe supersfida e të shtunës në Ligën Premier, e që përfundoi me rezultat 1-2.

Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme. Liverpooli dominoi takimin duke pasur disa raste të volitshme të cilat i ndali me sukses super portieri Szczesny.

Pas 23 minutash lojë, Laurent Koscielny pas një harkimi të ulët shënoi në portën e tij duke i dhënë epërsinë Liverpoolit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe pas një harkimi të bukur nga Sagna me kokë realizoi Robin Van Persie për 1-1 që ishte dhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë zhvillohet lojë më e ashpër, e që rezultoi me tetë minuta lojë shtesë. Në minutën e parë të shtesës, ishte Robin Van Persie ai që shënoi për 2-1 dhe fitoren e madhe të Arsenalit në Anfield që fuqizon tani Topçinjtë në luftën për vendin e katërt në Ligën Premier.

Me këtë fitore Arsenali ka 49 pikë në tabelë dhe është në vendin e katërt, teksa në vendin e tretë është Tottenhami me 53 pikë e që nesër takohet me Manchester Unitedin në derbin e kësaj fundjave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›