E Diel, 1 Nëntor 2026

Ziambo: Besa nuk humbet në Kukës

Nga Leonard Dushku

Java e 18-të e gjen Besën në fushën e Kukësit, që është edhe një pretendent mjaft i fortë për superligën, edhe pse debutues. Kavajasit e kanë lënë pas krahëve paraqitjen me Adën, ku fituan me vështirësi 2-1, dhe sot pretendojnë të tregojnë vlerat e një ekip të kompletuar, për të qenë pjesë e superligës sezonin e ardhshëm. Është një ndeshje përcaktuese, që ka vështirësitë e saj, sepse luhet në transfertë, por futbollistët dhe stafi i Besës shpresojnë tia dalin për tu kthyer me pikë nga Kukësi.

Për Sportin shqiptar, sulmuesi afrikan i kavajasve, January Ziambo, autori i golit të parë ndaj Adës, është shprehur: Kam ardhur tek ekipi i Besës për të fituar dhe për të qenë pjesë e tij në rikthimin në superligë. E di mirë që në Kukës na pret një ndeshje e vështirë, sepse kundërshtari është rivali ynë direkt dhe po paraqitet shumë mirë deri tani. Kukësi ndodhet më lart në tabelën e klasifikimit, por kjo nuk do të thotë se do të na mundë.

Ne vijmë nga një fitore dhe duhet të kemi vazhdimësi në rezultatet pozitive, ndaj dhe do të bëjmë gjithçka për të mos humbur. Në ndeshje si kjo e nesërmja (sotmja) na interesojnë më shumë pikët se niveli i lojës. Luajmë një finale të vërtetë, ku Kukësi kërkon më çdo kusht fitoren, pasi vjen pas një humbjeje.

Megjithatë, nuk na frikëson ky fakt, sese Besa është një ekip me shumë përvojë, që di të kalojë çdo situatë të vështirë. Formacionit kavajas do ti kthehen në ndeshjen e sotme dy lojtarë shumë të rëndësishëm, siç janë mbrojtësi  Alban Dragusha dhe mesfushori Paulin Dhëmbi, të dy kanë qenë të dëmtuar. Ata do të jenë një plus i madh për trajnerin Magani në transfertën e sotme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›