E Diel, 1 Nëntor 2026

Laze, 5 mijë dollarë Elbasanit për të mundur Besëlidhjen

Nga Elton Karaj

Presidenti i verdhebluve, Arben Laze, pasi ka shpërndarë shpërblimin e Gramshit, ka lëshuar bombën para sfidës me lezhjanët

Elbasani luan sot një tjetër finale, këtë herë në fushën e tij, ku pret Besëlidhjen rivale. Të gjithë lojtarët dhe stafi teknik e kanë vlerësuar maksimalisht këtë sfidë, ku besojnë se do të marrin  maksimumin.

Laze Seancën e djeshme stërvitore, e fundit për këtë ndeshje, e ka ndjekur nga afër edhe presidenti i skuadrës së Elbasanit, Arben Laze, duke dashur tu japë më shumë kurajë. Në Ruzhdi Bizhuta nuk ka mundur asnjë skuadër të marrë pikë deri tani dhe verdheblutë janë gati për fitoren e radhës. Për këtë fitore presidenti Laze ka lëshuar bombën, duke akorduar shpërblimin prej 5 mijë dollarësh. Ai u shpreh se e kërkon me çdo kusht fitoren nga të tijtë në këtë përballje, që vlen më shumë se 3 pikët.

Sipas presidentit verdheblu, Elbasani nuk duhet ta diskutojë fitoren, pasi luan në fushën e tij dhe objektivi është I qartë. Luajmë ndaj një skuadre rivale dhe dua që lojtarët të bëjnë më të mirën në fushë. Në rast fitoreje me Besëlidhjen, skuadra do të shpërblehet me 5 mijë dollarë. Ky është një motiv më shumë për lojtarët tanë për këtë ndeshje, ku na bën punë vetëm fitorja, që na mban në garë për tu ngjitur në superligë, ka theksuar presidenti Laze.

Ai u ka shpërndarë lojtarëve shpërblimin prej 3 mijë dollarësh, që u ishte premtuar për fitoren në Gramsh. Presidenti Laze u ka shpërndarë lekët 15 lojtarëve që u aktivizuan në Gramsh dhe stafit teknik. Kjo tregon se presidenti verdheblu po i qëndron pranë skuadrës, që ka mbështetjen e të gjithëve për ngjitjen në superligë. Elbasani pritet ta nisë ndeshjen e sotme me këtë formacion: Ruçi, Mehmetaj, Sekseni, Mërtiri, Ibrahimi, M.Toçi, Dalipi, Kuçi, Kaçuli, Olatunji dhe Galica.

Sejdini Në seancën e djeshme stërvitore, që verdheblutë e zhvilluan në kompleksin sportiv Shefqet Lamçja, është parë edhe kyebashkiaku Qazim Sejdini. Edhe ai e ka ndjekur nga afër stërvitjen dhe ky është një tjetër tregues se Elbasani ka përkrahjen e të gjithë faktorëve në këtë moment të kampionatit. Të gjithë po punojnë për ta rikthyer Elbasanin në superligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›