E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftëtari barazon në Skrapar. Kukësi i kthehet fitores me Besën, Lushnja tripikësh në Himarë

Java e 18-të e kategorisë së parë ka dhuruar emocione të shumta, kjo edhe për faktin se në këtë javë kishim përplasje të skuadrave, që pretendojnë për tu ngjitur në superligë. Luftëtari ka humbur disi terren me ndiekësit më të afërt, pasi gjirokastritët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në transfertën e Çorovodës. Lushnja e trajnerit Saimir Malko ka marrë një tripikësh plot vlera në transfertën e Himarës, ku ka fituar me rezultatin 3-2. Për lushnjarët protagonist vijon të mbetet sulmuesi Mikel Canka që ka shënuar dy herë, por serinë e golave e hapi golashënuesi i njohur lushnjar, Fatjon Sefa. Kryendeshja e kësaj jave u zhvillua në Zeqi Ymeri, ku Kuksi priste Besën. Takimi është fituar 2-1 nga kuksianët, të cilët me këtë tripikësh ndaj një rivali direkt kanë bërë autokritikën e humbjes së  javës së shkuar në Burrel. Tani Kukësi dhe Lushnja që ndodhen në kuotën e 37 pikëve ndodhen 4 pikë larg Luftëtarit të vendit të parë. Elbasani dhe Besëlidhja, dy skuadra që pretendojnë rikthimin në elitë e kaë mbyllur në barazim 0-0 sfidën e luajtur në Rruzhdi Bizhuta. Takimi ka pasur edhe problematikën e saj, pasi në pjeën e dytë mbrojtësi Peqini godet golashënuesin elbasanas, Endri Dalipi. Në fushë ka sherr masiv dhe gjyqtari e ndëshkon me të kuqe mbrojtësin lezhjanë si dhe pjesëtarë të stafit të Elbasanit. Elbasanasit kanë qenë më kërkues, por heroi i lezhjanëve ka qenë portieri Xhika, që ka bërë disa pritje shpëtimtare.Gamozi ka bërë një hap të gabuar në fushën e tij, pasi është mundur 1-0 nga mysafirët nga Gramshi. Kjo humbje mund ti kushtojë shtrenjtë kolonjarëve, pasi ndodhen në pozita jo të favorëshme në tabelën e klasifikimit. Mamurrasi pas disa luhatjeve ka arritur të marrë një fitore me rezultat minimal ndaj Burrelit dhe tashmë mamurrsakët shkojnë në kuotën 22 pikëve duke ngjitur edhe disa shkallë në rënditje. Ada ka bërë një ndalë në fushën e saj, pasi ka barazuar 1-1 me Ilirinë, ku duhet thënë se kanë qenë fushkruajsit ata që kanë shënuar të parët. Takimi i fundit i kësaj jave, Vlora-Butrinti do të zhvillohet të hënën. Ndërsa ndeshjet e prapambetura të kategorisë së parë, Luftëtari- Kukësi, Ada-Burreli dhe Gramozi-Besa do të zhvillohen me 14 mars.

 

KATEGORIA E PARË

JAVA e 18- të

ELBASANI-BESËLIDHJA   0-0

SKRAPARI-LUFTËTARI   0-0
HIMARA-LUSHNJA  1-2
Shënues: Xhunior 57 (11-m),Idrizi 85 / Sefa 39, Canka 51 , 82
MAMURRASI-BURRELI   1-0
Shënues: Xhixha 43

KUKËSI-BESA   2-1
Shënues: Pashaj 57, Prençi 87 / Hasa 83
ADA-ILIRIA   1-1  (1-1)
Shënues: Nika 18 / Doçi 13
GRAMOZI-GRAMSHI  0-1

Shënues: Koni 52

Të hënën

05.03.2012
VLORA BUTRINTI  (14:00)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›