Angazhimet te behen realitet Prof. Asc. Dr. Agim Zogaj
Strategjia baze e shtet ndertimit te Republikes se Kosoves eshte, ndertimi i shtetit ligjor, shtetit te se drejtes, shtetit ne te cilin, sic deklaron vazhdimisht kryeministri Thaci, do te sundoje ligji. Kjo, sepse, sundimi i ligjit, zbatimi i vendosur i standardeve themelore te shtetit te se drejtes jane themelet mbi te cilat ngrihet dhe fuqizohet demokracia ne shtetin dhe ne shoqerine e Kosoves. Prandaj, edhe ne rrethanat e Kosoves relacionet e shtetit dhe te demokracise nuk jane aq te thjeshta. Shteti, ne radhe te pare shteti i se drejtes, shteti ligjor, shteti ku liria e veprimit institucional del nga djepi i demokracise, mund te prosperoj, mund t’i hap perspektivat e demokracise vetem duke care shtigje te e reja per qytetarin, pra edhe duke i luftuar dhe eliminuar paraprakisht pengesat qe i behen demokracise. Natyrisht, sic mund te konstatohet, nje prej sfidave te medha te kohes, te shtet ndertimit te Republikes se Kosoves eshte efikasiteti i institucioneve, pra, edhe i Qeverise sone per te luftuar, per te crrenjosur ato situata, ato veprime te cilat e rrezikojne frymen e demokracise, sic eshte edhe korrupsioni.
Dite me pare, Kryeministri Thaci, pasi kishte perseritur sloganin me te cilin ngadhenjeu ne zgjedhjet e kaluara nacionale, “ Nje qeverisje ndryshe”, paralajmeroi se Qeveria te ciles ai i prin, “...nuk do te toleronte cfaredo keqperdorimi te pozites”. Ai, madje ishte edhe me ekskluziv kur, ne paraqitjen para qytetareve te Republikes se Kosoves ripohoi se:”...Qeveria e mendon ate qe e thote kur deklaron se do te ballafaqohet drejtperdrejt me korrupsionin dhe do ta crrenjos ate nga sistemi”. Pa dyshim, jo vetem qeverisjes ndryshe te z. Thaci, por edhe te gjitha segmenteve te institucioneve te Kosoves ju duhet nje ze kaq i vendosur dhe kaq kategorik , sic eshte ky i kryeministrin tone, per luftimin dhe crrenjosjen e dukurive negative ne shoqeri, ne radhe te pare per ballafaqimin e guximshem me korrupsionin, i cili, mjerisht ka hyre edhe ne segmentet e vete sistemit . Ne kete gatishmeri te plote qytetare dhe institucionale per ta luftuar korrupsionin, ne cdo pore te jetes ku ai paraqitet dhe ku kerkon hapesire, kryeministri dhe mbare udheheqja e jone shteterore e ka perkrahjen e secilit qytetar. Nga ana tjeter, edhe miqte nderkombetar, madje edhe Tony Blair ne fjalimin e tij para deputeteve te Kuvendit te Kosoves po kerkojne qe, lufta kunder korrupsionit te jete e pameshirshme, e prere dhe me rezultatet konkrete. Kjo do te thote se, luftimi i kesaj te keqe, eshte nje nder kushtet per zgjerimin e hapesirave te reja te demokracise ne shoqerine tone, standard i pa diskutueshem per forcimin e shtetit te se drejtes dhe mbi te gjitha, parakusht qe Kosova, shteti yne te bej perparime konkrete ne rrugetimin drejt Evropes se bashkuar.
Ne jemi duke ndertuar nje shoqeri te hapur, nje shtet demokratik, me pamje te qyteterimit evro-perendimor dhe, lufta kunder korrupsionit duhet te jete nje nder prioritetet e te gjitha institucioneve tona shteterore, sepse, suksesi ose jo i Qeverise sone ne kete beteje drejtperdrejt reflekton ne imazhin e shtetit tone para botes se qyteteruar, para miqve tane qe, dje dhe sot jane per krah neve. Lufta kunder cdo dukurie negative ne shoqeri,pra ne radhe te pare edhe kunder korrupsionit e rrit besimin e qytetareve tek shteti, tek institucionet qeverisese, tek prijesit tane ne cdo nivel, rrjedhimisht, i ben me te besueshme shpresat e rinise sone per nje te sotme dhe te ardhme me te qendrueshme ne rrafshin social-ekonomik.
Prandaj, eshte koha te veprojne segmentet e shtetit te se drejtes, ne radhe te pare, policia, gjykatat dhe te gjitha ato nivele institucionale te cilat jane te thirrura dhe kane pergjegjesi kushtetuese per ta luftuar dhe crrenjosur korrupsionin. Hapja e nje perspektive te re te luftimit te korrupsionit i jep fryme te re edhe bashkepunimit dhe perkrahjes nderkombetare per shtetin tone, per institucionet e vendit, pra edhe per udheheqjen e Republikes se Kosoves. Prandaj, presim qe, kryeministri Thaci , i cili e ka perkrahjen e vendosur jo vetem te bashkepunetoreve te tij, por edhe te gjithe qytetareve te vendit, te mos zmbrapset nga vendosmeria dhe guximi i tij qe, sic e ka deklaruar edhe vete, te jete ne vijen e pare politike, qeveritare dhe shteterore ne luftimin e korrupsionit dhe te cdo dukurie tjeter negative, abuzive qe e sfidon ecjen e shtetit tone kah forcimi i demokracise, kah mireqenia sociale-ekonomike, kah nje e sotme dhe e neserme edhe me e sigurt, edhe me e lumtur per secilin banor te Kosoves.
*Autori eshte shef i Departamentit te Shkences Politike te Universitetit te Prishtines