Edi Rama, kukuvajka e ekonomise shqiptare
Bashkebisedimin e djeshem, kreu socialist, ashtu sic u premtoi gazetareve qe mbledh cdo prag fundjave ne zyren e tij, e kishte te vecante. Ai ftoi dhe Kryetarin e Keshillit Ekonomik Kombetar te PS-se, ish-Guvernatorin e Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani. Te cilin “e perdori” fort per te leshuar mori akuzash se ekonomia shqiptare eshte ne pike te hallit dhe se baterdia po behet. Duke dashur qe te krijoje as me shume e as me pak, ate qe quhet psikoza e te qenit fakt.
Rama dhe Cani duke folur ne krah te Rames, nuk lane gje pa thene qe te mund te nxijne sa me shume situaten ekonomike te vendit. I pari paralajmeroi se “kompanite do te humbasin vende te tjera pune”, kurse duke dashur te jete edhe me shume ndjellakeqes, ne forme paradhenie tha se “asnje vend i ri pune nuk do te hapet si pasoje e politikes ekonomike te qeverise ne sektorin e investimeve”. Edhe me fort, Rama trumbetoi se “gjendemi ne kushtet e nje krize ekonomike qe perparon me shpejtesi dhe te nje qeverie qe jo vetem nuk i pergjigjet me agresivitetin dhe zhdervjelltesine e domosdoshme kesaj situate, po perkundrazi eshte arsyeja kryesore e krizes dhe rrenimit ekonomik”.
Por keqndjellja ishte vetem njera ane e medaljes se Rames sepse ne te njejten kohe ai u perpoq shume te abuzoje dhe me deklaratat e organizmave nderkombetare, absolutisht te specializuara ne fushe ekonomiko-financiare sic jane Fondi Monetar Nderkombetar, Banka Boterore etj.
“Eshte sa skandaloze aq edhe dramatike per vendin qe ne kete situate kur kriza ekonomike perparon me shpejtesi dhe kur te gjithe treguesit flasin per nje drame te cilen perfaqesuesi i FMN ne komisionin e ekonomise e financave e ka quajtur me nje rrezik te qarte per nje perfundim shume te keq, te ngjashem me shperthimin e krizes greke, kemi nje kryeminister i cili shfaqet perpara publikut me 3.2 miliarde euro genjeshtra”, - deklaroi Rama duke sulmuar njekohesisht dhe faktin qe qeveria arriti te marre nga bankat prestigjioze nderkombetare, kredite per infrastrukturen.
Ne kete menyre, shfrytezimi i deklaratave te nderkombetareve, ishte nje tjeter taktike e Rames per te perhapur sa me shume virusin “krize ekonomike”. Packa se pohimet e nderkombetareve ishin qartesisht te sakta. Shefi i Misionit te FMN ne Shqiperi Gervin Bell. Vetem tre dite me pare, kishte pohuar se “politikat fiskale te ndermarra nga qeveria, kane dhene nje rezultat mjaft efikas ne perballimin dhe parandalimin e situatave te veshtira ne vend”. Jo me kot. Z.Bell evidentoi se “keto politika fiskale qe i quajme ndryshe dhe amortizatore ekonomike”. Ndaj mese nje here, z.Bell tha se “politikat fiskale, si dhe nje sistem bankar i shendetshem kane qene arsyeja qe Shqiperia ka mundur te perballoje krizen ekonomike”. Per me teper, kreu i FMN pranoi se “gjate 3-mujorit te pare te vitit ka patur performanca pozitive nga ajo c’kishim parashikuar ne”.
E perkunder pohimeve te pavarura te eksperteve profesioniste, kreu socialist dhe “kukuvajkat” qe i mbajne ison, nuk reshti as dje, ne perpjekjen per te realizuar planin e tij ogurzi. Eshte e qarte se politikisht, Rama nuk eshte i afte te realizoje fitore qe do ta conin ne realizimin e endrres aq shume zhuritese per te, ate te kapjes se postit kryeministror. E sigurisht eshte i deshtuar dhe ne mundesine e nje trazire te tipit ’97, sikunder bashke me tipa te tjere kete pranvere perkrah tij, u perpoqen te ndjellin “eren” e trazirave ne popull.
Ndaj taktika e perdorur se fundi, ajo e perfoljes ne te zeze te cdo nisme ekonomike e financiare te qeverise, te sulmohet pareshtur. Packa se nisma te tilla, si ajo qe per Ramen nuk eshte asgje me shume se 3.2 miliarde euro genjeshtra”, eshte nje arritje e madhe per vendin. Sepse ne kushte te nje krize te thelle ekonomike, globale, kur disa shtete nuk po marrin dot kredi as per te paguar rruguat e buxhetoreve, qeveria shqiptare ka arritur te kreditohet per te zhvilluar infrastrukturen rrugore. Cka do te nxjerre te fituar te gjithe shqiptaret, per te cilet levizja e lire nuk eshte e rendesishme vetem jashte vendit, sikunder do te ndodhe brenda ketij viti, por edhe brenda Atdheut, per te mundur te levizim ne kushte normale dhe bashkekohore, ne te gjitha akset rrugore te Shqiperise.