E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria lejon Facebookun

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 12:44

Përdoruesit e internetit në Siri thonë se ata mund të lidhen direkt në faqet elektronike si Facebook dhe YouTube, për herë të parë pas tri viteve.

Më parë, përdoruesit duhet të përdornin lidhje alternative, për të pasur qasje në këto faqe interneti.

Qeveria siriane nuk ka komentuar mbi këto zhvillime, por aktivistët pro teknologjisë dhe sipërmarrësit në atë vend thanë se një kërkesë për të lejuar qasje në faqet elektronike kishte mbërritur tek kompanitë që ofrojnë shërbimet.

Një këshilltar pranë sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, tha përmes Twitter se Washingtoni e mirëpret “lëvizjen pozitive” të Sirisë për t’i dhënë popullit lidhje të drejtpërdrejtë për Facebook dhe Youtube.

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Alec Ross, tha se kjo lloj lirie e re mund të vejë përdoruesit në rrezik, duke pasur parasysh mungesat e lirive të tjera të të shprehurit dhe të grumbullimit.

Ky zhvillim në Siri vjen pas kryengritjeve popullore kundër qeverive në Tunizi dhe Egjipt.

Grupet opozitare në Siri përdorën faqet elektronike për të bërë thirrje për demonstrata të premten dhe të shtunën e kaluar, por forcat siriane të sigurisë u dislokuan jashtë parlamentit dhe protestat nuk u zhvilluan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›