E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angela Merkel rizgjidhet kryetare e Unionit Kristiandemokrat

Ne te vertete nga gati 1000 delegatet e pranishem ajo morri me 904 per qind te votave te vlefshme me pak vota se para dy vjet me pare. Ne fjalimin drejtuar delegateve ajo u perpoq me pare te largonte dyshimet e bazes se partise ndaj politikes se saj. Vitin e ardhshem do te kete zgjedhje ne gjashte nga 16 landet federale dhe sipas sondazheve te tanishme gjasat e Unionit Kristiandemokrat nuk jane edhe aq te mira.

Ata qe kishin bere spekullime ne prag te kongresit te CDU-se per kryetaren e goditur rende u perballen qysh ne fillim te punimeve te tij me nje realitet tjeter. Angela Merkel mbajti nje fjalim agresiv i cili nderpritej pas cdodisa fjalive me duartrokitje te fuqishme.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kongresi i CDU-se ne Karsruhe

Ajo e filloi fjalimin me nje doze te vogel autokritike. Mosmarreveshjet ne mes te partnereve te koalicionit qeverises te zgjedhur para nje viti kane cuar ne humbjen e besimit tek qytetaret dhe ne kete menyre edhe ne humbjen e zgjedhjeve ne landin me te madh federal ne pranveren e vitit 2010. Keshtu qe Merkel foli hapur ne Karlsruhe Bilanci i qeverise kristian-liberale ne vitin e saj te pare mund te shihet tek veprat. Por jo gjithmone tek stili. Dhe miqte tane ne landin e Renanise Veriore-Vestfalise kane vuajtur vecanerisht. Ketu nuk kemi cka te zbukurojme.

Por pastaj Angela Merkel lavderoi veten dhe qeverine e saj - sidomos per menyren e perballimit te krizes financiare. Gjate krizes se euros ajo ka rezistuar ndaj presionit te opozites dhe partnereve evropiane dhe ka realizuar me ngulm kushtet e veshtira te ndihmave financiare per Greqine tha ajo. Dhe pa e permendur drejtperdrejt presidentin amerikan Barack Obama dhe kerkesen e tij per kufizimet e eksportit ajo theksoi se Ne nuk lejojme qe te na japin dajak pse eksportojme produkte te mira ne bote made in Germany. Dhe nese te tjeret nuk mund ta bejne kete ata mund ta provojne me kenaqesi dhe te na arrijne ne jemi per nje konkurence korekte por nuk lejojme qe te na ndeshkojne vetem pse prodhojme gjera te mira te dashur miq.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Angela Merkel urohet per zgjedhjen kryetare e partise nga ministrja e familjes Kristina Schroeder dhe ai i ambientit Norbert Roettgen CDU

Miratim te plote nga delegatet e bazes partiake pati po ashtu per deklararat e Merkelit per emigrimin e punetoreve te kualifikuar. Sipas saj fillimisht nje mundesi duhet te kene te papunet ne Gjermani. Merkel foli edhe per bashkejetesen me migrantet per kete ekzistojne rregulla te cilat jane lehte te kuptueshme Kush do te jetoje ketu duhet te mesoje gjuhen gjermane. Dhe kush e ben kete une e them qarte se ne e mirepresim perzemersisht. Kush do te jetoje ketu duhet te respektoje ligjet dhe vlerat tona kush e ben kete eshte i mirepritur nga ne. Dhe kush nuk e bene kete duhet te llogarise me sanksione kaq e thjeshte eshte kjo. Dhe ne shume thjeshte do ta vazhdojme me tej kete rruge.

Kritika ne adrese te Merkel-it ne prag te kongresit ka pasur kryesisht nga qarqet konservative te partise. Ne fjalimin e saj ajo i dha mjaft ushqim shpirtit konservator. Megjithate ne fund rreth dhjete per qind te delegateve nuk ia dhane asaj voten perpostin e kryetares se partise. Nje paralajmerim i vogel por asgje serioze qe do te duhej ta brengoste kancelaren Merkel.

Autor Peter Sttzle/ Esat Ahmeti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›