Angelina Jolie: Edhe pa gjoksin, ndihem po aq femër
Ne nje shkrim botuar ne revisten amerikane New York Times”, aktorja e njohur Angelian Joli shpjegon arsyet se perse mori vendimin e veshtire per te hequr te dy gjinjte, semundjen e se emes, rrezikun qe bartte, procedurat e operacionit dhe gjendjen pas tij.
"Nena ime luftoi me kancerin per gati nje dekade dhe vdiq ne moshen 56 vjecare. Ajo luftoi aq gjate sa per te njohur dhe per te mbajtur ne krahe nipin e saj te pare, ndersa femijet e mi te tjere nuk do ta kene kurre fatin te njohin gjyshen e tyre dhe te shijojne dashurine dhe miresine e saj. Se bashku me femijet ndodh shpesh te diskutojme per “mamane e mamit” dhe une e gjej veten ne perpjekje per te shpjeguar semundjen qe e largoi ate nga njerezit e afert.
Femijet me kane pyetur nese mund te me ndodhte dhe mua e njejta gje. Une gjithmone iu jam pergjigjur qe te mos shqetesohen, por e verteta eshte se dhe une kam nje gjen “te gabuar”, BRCA1, i cili rrit ne menyre drastike rrezikun e zhvillimit te kancerit te gjirit dhe kancerit te mitres.
Mjeket perllogariten se une kisha 87% mundesi te prekesha nga kanceri i gjirit dhe 50% nga kanceri i mitres, megjithate rreziku varion ne raste te ndryshme.
Vetem nje pjesez e kancerit te gjirit vjen nga nje mutacion i nje gjeni te trasheguar. Mesatarisht femrat me nje defekt te BRCA1 jane rreth 65% te rrezikuara.
Ne momentin qe u ballafaqova me realitetin tim vendosa te veproja paraprakisht dhe te zvogeloja rrezikun sa me shume te mundesha. Vendosa te beja nje mazektomi te dyfishte parandaluese. Fillova me gjoksin duke qene se rreziku per te ishte me i larte dhe operacioni me i nderlikuar.
27 Prilli ishte fundi i nje tremujori te mbushur me procedura mjekesore perfshire dhe masektomine. Pergjate kesaj kohe u perpoqa ta mbaja te fshehte kete histori dhe te vazhdoja me punen time.
Por tani vendosa te shkruaj rreth kesaj ceshtje sepse shpresoj qe sa me shume gra te perfitojne nga pervoja ime. Kanceri mbetet nje fjale qe i mbush ende me frike zemrat e njerezeve duke sjell nje ndjenje te thelle pafuqie. Mirepo sot eshte mundur qe vetem me ane te nje analize gjaku te percaktohet nese paraqitet rrezik I larte per tu prekur nga kanceri i gjirit dhe i mitres dhe me pas te veprohet.
Rrugetimi im nisi me 2 Shkurt me nje procedure qe perjashton semundjen ne kanalet e gjoksit pas thithkes dhe shton qarkullimin e gjakut ne kete zone. Kjo gje shkakton shume dhimbje dhe mavijosje , por gjithashtu shtohen mundesite per te shpetuar pjesen e thithkave.
Pas dy javesh iu nenshtrova nje operacioni me te madh me ane te cilin hiqen indet e gjoksit dhe zevendesohen me material mbushes. Ky operacion mund te zgjase deri ne 8 ore. Zgjohesh me tuba perthithes dhe me nje pajisje zgjeruese te gjoksit te vendosur ne trupin tend. Te duket si nje skene e marre nga ndonje film fantastiko-shkencor , megjithate disa dite pas operacionit mund t’i rikthehesh jetes normale.
Pas 9 javesh realizohet dhe operacioni perfundimtar qe konsistoi ne rindertimin e gjoksit me ane te nje transplantimi. Kjo procedure ka pasur perparime te medha keto vitet e fundit dhe rezultati i saj eshte i shkelqyer.
Kam deshire te shkruaj dhe t'iu tregoj grave se vendimi per te kryer mazektomi nuk ka qene i lehte, po ka qene nje vendim per te cilin jam shume e lumtur qe e ndermora. Mundesite qe une te prekem nga kanceri i gjirit jane ulur nga 87% ne 5%. Tani mund t'iu them femijve te mi qe ata s’kane pse te tremben nga frika se mund te me humbasin per shkak te kancerit te gjirit.
Eshte mese e sigurt qe ata nuk shohin tek une asgje qe mund t’i beje te ndihen keq vec disa shenjave te vogla dhe kaq. Per ta jam ne cdo gje Mami qe kam qene dhe ata e dine se sa shume i dua dhe se do isha e afte te beja gjithcka per te qene me ta sa me gjate te jete e mundur. Une ndihem shume e forte per kete vendim te veshtire qe mora, vendim i cili ne asnje menyre nuk e ka venitur feminilitetin tim.
Jam shume me fat qe kam ne krahe nje partner si Brad Pitt i cili me do dhe me mbeshtet. Ndaj per cdo burre qe ka nje grua apo te dashur qe po kalon neper nje faze te tille, dijeni se ju jeni shume te rendesishem ne gjithe kete faze kaq te veshtire te jetes se tyre. Brad ishte me mua pergjate cdo minute te nderhyrjeve ne qendren Pink Lotus Breast Center. Madje gjate kesaj kohe ka patur dhe plot caste kur kemi qeshur sebashku. Ne te dy menduam se kjo ishte zgjedhja e duhur per familjen tone gje qe do te na afronte edhe me shume me njeri–tjetrin dhe ne fakt keshtu ndodhi.
Per cdo grua qe po e lexon kete, dua qe ta dish qe ti ke zgjedhje. Deshiroj te nxis cdo grua, vecanerisht ato qe kane histori te familjes me kancer ne gji apo ne miter te kerkojne informacion dhe mjeke eksperte tek te cilet mun te drejtohen. Ata mund t’ju ndihmojne ne kete faze te jetes suaj ne menyre qe ju te ndermerrni vendimet eduhura dhe te mire menduara. Uroj qe pervoja ime tu sherbeje dhe grave te tjera.
Sipas Organizates se Shendetit Boteror vetem Kanceri i Gjirit vret me shume se 458 000 njerez cdo vit, kryesisht ne vendet me te ardhura te uleta dhe te mesme. Ndaj duhet te kthehet ne nje prioritet mundesia qe sa me shume gra te kene te drejte te kryejene testin e gjeneve dhe trajtimin parandalues qe shpeton jete, pavaresisht metodave, mjedisit apo vendit ku ato jetojne. Kosto per kryerjen e testit te BRCA1 dhe BRCA2 shkon me shume se 3000 $ ne Sh.B.A, gje qe perben nje pengese te madhe per shume gra.
Zgjodha te mos e mbaj te fshehte historine time sepse ka shume gra te cilat as qe nuk e dine se ndoshta jane duke jetuar nen hijen e kancerit, ndaj shpresoj qe ato te kene mundesine ti nenshtrohen testit te gjeneve dhe nese rezultojne me nje rrezik te larte ashtu si une te dine se ato kane mundesi zgjdhjeje.
Jeta eshte e mbushur plot me sfida. Keto te fundit nuk duhet te na trembin nese ne mund t'i kthejme ne sfida me te cilat mund te perballemi dhe me pas t'i fitojme".