E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, një shef policie ndërmjet 8 të arrestuarve për korrupsion

MILANO - Tetë persona të dyshuar për ryfshet dhe korrupsion janë arrestuar sot, përfshirë edhe shefin e policisë bashkiake të qytetit Trezzano sul Naviglio, provincë e Milanos.

Hetuesit pohojnë se janë premtuar mbi 500 000 euro, ndër to 230 000 euro janë transferuar tashmë në një llogari bankare në Zvicër, për të konkluduar një marrëveshje rreth mbylljes së një kopshti fëmijësh dhe kthimin e saj në një qendër tregtare dhe vende të shumta parkimi.
Shefi i policisë bashkiake, Giacomo Velardita, 54 vjeç, gjithashtu, këshilltari i qytetit të Terzzano-s për shërbimet sociale, Oreste Sciumbata, 54 vjeç, si dhe komisioneri i punëve publike, Giorgio Rossetto, 65 vjeç, besohet të jenë në krye të mashtrimit për të mbyllur kopshtin e fëmijëve.
Gjithashtu, është arrestuar biznesmeni Antonio Di Stassio, 66 vjeç, konsulenti kontraktor Massimo D'Anzuoni, 49 vjeç, kontabilistja nga qyteti i Bergamos Anna Galli, 43 vjeçe, kontabilisti i qytetit të Milanos Alessandro Beccaro Migliorati, 66 vjeç, si dhe topografi nga qyteti i Trezzanos Marco Citelli, 59 vjeç.

"Ngjarja e rëndë në lidhje me planet që prekin territorin shtetëror është konsideruar bashkëpunim kriminal në kryerjen e veprës penale të korrupsionit," u shprehën hetuesit.

Ndërkohë që, më shumë se 30 zyra dhe rezidenca në provincën e Milanos janë përfshirë në hetime.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›