Vrasja në taksi, ende pa autor ekzekutimi i 27-vjeçarit
PERMET - Mbetet ende pa autor vrasja e kryer një ditë më parë në Përmet, e 27- vjeçarit Andi Naçi. Burime të policisë bëjnë të ditur se deri tani janë shoqëruar 5 persona, si të dyshuar për vrasjen.
Hetimet mësohet se janë përqëndruar në dy pista, atë të hakmarrjes për shkak të divorcit, ndërkohë që pista e dytë është cilësuar për shkak të detyrës, si inspektor i mjedisit.
Policia e lidh këtë me konfliktet e mundshme që Naçi mund të ketë pasur për shkak të vendosjes së gjobave ndaj bizneseve. As dëshmia e taksistit që shoqëronte autorin dhe viktimën nuk ka ndihmuar në identifikimin e vrasësit. Ngjarja u shënua një në hyrje të Këlcyrës, pasi viktima dhe autori udhëtonin si pasagjerë në të njëjtën taksi.
Shoferi Robert Çoka ka dëshmuar në polici se autori i krimit ka kërkuar të ndalojë për nevoja personale dhe menjëherë pas ndalimit të mjetit ka nxjerrë pistoletën, duke qëlluar 27-vjeçarin, i cili ishte ulur në sediljen e parë, por arma nuk është shkrehur. Ai ka tentuar sërish dhe këtë herë plumbi e ka kapur në mes të shpatullave 27-vjeçarin Naçi. Më pas autori është larguar në drejtim të lumit Vjosë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)