E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angelina Jolie nderohet me çmim në Festivalin e Sarajevës

Ndarja e çmimeve të edicionit të 17-të të festivalit në Sarajevë ka qenë më e veçanta dhe ka tërhequr më shumë se kurrë vëmendje. Arsyeja ka qenë prezenca e artistes së madhe hollivudiane, Angelina Jolie. Pikërisht në natën finale të këtij eventi ylli i kinemasë botërore Angelina Jolie, u nderua me çmimin për filmin më të mirë, me “The Land Of Blood And Honey”, çmim i cili ishte në formë zemre dhe në momentin e marrjes së tij, ajo nuk mund t’i përmbantë dot lotët. Një film i cili i është kushtuar luftës civile në Bosnjë në vitet ‘90- të. Në këtë ceremoni artistja shoqërohej nga bashkëshorti I saj, aktori Brad Pitt, ndërsa vetë u shfaq me një fustan portokalli të lehtë mjaft shik dhe veror. Festivali i Sarajevës filloi më datë 22 korrik dhe gjatë kësaj kohe, shumë regjisorë garuan për të marrë çmime.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›