Dështon konceri I Gentës, vetëm 100 veta në sallë
Ishte paralajmëruar të këndonte në King Bar në Obiliq (Kosovë), por Genta Ismajli edhe pse ishte prezent, nuk ka dalë në skenë. “Aty kanë qenë më pak se 100 veta, ndërsa Genta i ka lënë të zhgënjyer adhuruesit e saj, të cilët janë larguar pa e kuptuar pse ajo nuk këndoi”, ka thënë një burim i pranishëm shkruan gazeta Express, në faqen e saj online. Përpjekjet për të kontaktuar me këngëtaren në telefon kanë dështuar, pasi ajo nuk ka preferuar t’i përgjitgjet telefonit pas kësaj ngjarjeje. Në fakt zhgënjimet për Gentën së fundi kanë qenë të shpeshta. Edhe gjatë promovimit të albumit të saj në Prishtinë “Guximi”, munguan shumë kolegë të këngëtares seksi. Ndryshe në fakt nga pritja që iu bë asaj në Tiranë rreth një muaj më parë, ku në ambientin që ajo ishte e ftuar, për të prezantuar albumin pati me qindra fansa.