Becks, emrin e vajzës si tatuazh
Pas lajmit për ardhjen në jetë të vajzës së tyre të pas tre djemve, vjen një lajm i ri që ka të bëjë sërish me çiftin VIP, Victoria dhe David Beckham. Pikërisht futbollisti që shquhet për tatuazhet e tij në lidhje me bashkëshorten Victoria dhe tri djemtë e tij, Brooklyn, Romeo dhe Cruz ka vendosur t’i kushtojë një të ri edhe vogëlushes së tij. Në fakt ishte vetëm çështje kohe, kur Becks do t’ia dedikonte një pjesë të trupit të tij vajzës së porsalindur Harper Seven. Tatuazhi i ri sipas mediave angleze është mbi tatuazhin e Jezusit të mbajtur nga tre engjëj, që simbolizon tri djemtë e tij. Ai po ashtu ka një tatuazh të Victorias si engjëll të shoqëruar me fjalinë: ‘Derisa vdekja të na ndajë’. Dhe tani vjen edhe tatuazhi i ri për të cilin ka refuzuar të flasë Becks. Për superyllin anglez vetëm gjërat më me domethënie zënë vend në trupin e tij.