E Diel, 1 Nëntor 2026

Angelina Jolie nje superspiune ne arrati

Prej te premtes se 17 shtatorit kur filloi te shfaqet seanca e pare ne kinema Millennium

Ju mungon adrenalina nje triller me spiunazh ku ngjarjet rrokullisen aq shpejt sa harron te marresh fryme dhe mbi te gjitha ju mungon misteri e dilemat e dyshimet Eumlshte e permbledhur gjithcka ne nje prodhim te vetem hollivudian te titulluar Salt me protagoniste Angelina Jolie te rrethuar nga dy aktore te tjere te njohur Liev Schreiber dhe Chiwetel Ejiofor. Pas shfaqjes ne kinemate e huaja trilleri Salt fillon edhe projeksionet e tij shqiptare prej te premtes se 17 shtatorit kur filloi te shfaqet seanca e pare ne kinema Millennium.

Jolie me luftarake se kurre

Here bjonde e here brune here me lente kontakti e here me veshtrimin e saj tashme te njohur Angeline Jolie vjen e jashtezakonshme ne ekranin e madh. Pertej pamjes se saj te jashtme qe intrigon publikun Jolie rivjen me imazhin e nje femre fatale nje gruaje te forte superspiune plot shperthim e adrenaline. Ajo shqelmon ben karate hidhet nga nje makine ne levizje ne nje tjeter kacavaret poshte nje ashensori si dhe ekzekuton te tjera skena mjaft te forta e te veshtira. Gjithcka pa dublues. Tipike per Angeline Jolie e cila me interpretimin ne Salt ka treguar se di akoma te mbaje arme e granata si tek Tomb Raider. Madje vijon te jete po aq intriguese si me zonjen Smith ku interpretonte ne krah te Brad Pitt. Jepini asaj nje arme e nje bombe - shprehet koordinatori i dublanteve Simon Craner - dhe nuk do te kete nje me te mire se ajo vete. Aktorja hollivudiane eshte vleresuar nga kritika per performancen e saj qe thyen mitin e nje personazhi te forte qe mund te realizohej vetem nga nje aktor mashkull. E ne fakt marrja e nje roli te tille nga Angelina Jolie nuk ka qene e drejtperdrejte. Ajo u propozua per kete rol pas terheqjes qe beri Tom Cruise nga kasti i filmit.

Phillip Noyce zevendeson Tom Cruise me Angelina Jolie

Gjate nje interviste regjisori Phillip Noyce eshte shprehur ne lidhje me nderrimin e protagonistit te filmit Folem me Tomin kemi lexuar skriptin me te dhe disa aktore te tjere perfshire ketu edhe Samuel L. Jackson. Megjithate Tomi nuk ishte gati per te xhiruar kete skenar sepse frika e tij me e madhe ishte se personazhi kishte shume ngjashmeri me Ethan Hunt tek Mission Impossible. Ne te dyja rastet behet fjale per nje spiun ne arrati me aftesi te jashtezakonshme.

Regjisori ka pohuar se me pas kane punuar shume qe Salt te largohej nga Ethan Hunt por ne fillim nuk kishte funksionuar. Por afrimi i Angelina Jolie ne rolin e protagonistes duket se i ka thjeshtuar gjerat. Producentet regjisori dhe skenaristi Kurt Wimmer kane diskutuar disa dite me Angeline Jolie rreth vizionit tone te filmit - shprehet regjisori - dhe se si do te kishte qene ky film nese ne vend te nje burri do te ishte protagonist nje femer. Nderhyrja e skenaristit fitues Oscar Brian Helgeland ka sjelle permiresime te dukshme ne skript. Regjisori shprehet se ai ka realizuar nje shtrirje te re te personazhit dhe dialogeve bazuar mbi diskutimet me Jolie. E atehere ajo pranoi rolin. Por sipas Noyce idete kane mbetur te njejta. Ka ndryshuar vetem toni nga nje aksion aventuresk te perqendruar ne boten e spiuneve eshte shnderruar ne nje histori qe shpresojme se do te terheqe vemendjen e te gjithe audiences pasi ka nje fluks emotiv mes personazheve. Jane gjithnje te pranishme momentet e emocioneve te forta - perfundon regjisori.

Kush eshte Salt

Filmi i vendos ngjarjet gjate viteve te fundit te Luftes se Ftohte ku levizin nje agjente e re e CIA-s dhe nje spiun cekosllovak mjaft joshes. Ai eshte nje pershtatje e tregimit te Arthur Phillips. Ne kete triller aksion te prodhuar nga Columbia Pictures Angelina Jolie eshte Evelyn Salt nje zyrtare e CIA. Gjithcka duket sikur eshte rutina e zakonshme e nje agjenteje sekrete deri kur nje dezertor rus e akuzon se punon per Rusine dhe ka vene ne shenjester Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. E gjendur ne nje befasi te tille fillon per Salt nje plan arratie teksa sheh se gjendet e rrethuar nga koleget e saj te CIA-s. Perpjekjet e Salt per te provuar pafajesine e saj nuk bejne gje tjeter vecse shtojne dyshimet e agjenteve e ndersa ndjekja per te zbuluar te verteten vazhdon mbetet nje pyetje Kush eshte Salt Angelina Jolie rikthehet ne nje rol aksioni pasi ka interpretuar zonjen Smith ne krah te Brad Pitt. Noyce rimerr nje strukture qe eshte teper familjare per te identiteti i pakuptueshem teme qe e ka trajtuar edhe ne filmin e tij The Quiet American. Por tashme Salt vjen shume i afert me realitetin kur mediat kujtojne ende lajme per spiunazhin rus dhe aktivitetin e tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›