E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angelina Jolie si princesha Dajana

Londër, 9 gusht - Angelina Jolie është shumë e ngjashme me princeshën Dajana, ka deklaruar autori i biografisë së princeshës nga Uellsi, Andrew Morton.

Ai në vitin 1992 ka shkruar një libër për princeshën nga Uellsi, “Dajana: Historia e saj e vërtetë”, dhe këto ditë ka publikuar një biografi të paautorizuar të Angelina Jolies.

Morton thotë se gjatë hulumtimeve ka gjetur ngjashmëri të pabesueshme midis Lady D dhe Angelina Joliet.

“Të dyja janë karizmatike, kanë përjetuar fëmijëri të tmerrshme, prindërit i kanë të ndarë, të dyja kanë vuajtur nga çrregullime në ushqim dhe të dyja janë nën syrin vigjilent të publikut”, ka thënë Morton për “Popiter”.

Ai shtoi se ngjashmëria midis këtyre dy zonjave është edhe në atë se të dyja përdorin ndikimin e tyre për të tërhequr vëmendjen për të harruarit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›